APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Njoftim për ditën e parë të Vitit Akademik 2025-2026!

miresevini ne polis
NjoftimeStudent life

Njoftim për ditën e parë të Vitit Akademik 2025-2026!

Të dashur POLIS-ianë të rinj,

Me kënaqësi ju urojmë mirëseardhjen në fillimin e vitit të ri akademik 2025–2026! Dita e parë e e fillimit të jetës universitare është një moment i veçantë për ju dhe për të gjithë familjen POLIS, pasi shënon hapin e parë në një rrugëtim të ri akademik dhe profesional.

Ceremonia e Hapjes do të zhvillohet ditën e Hënë, më datë 06 Tetor, 2025, ku secili prej jush do të ketë mundësinë të informohet mbi vitin e ri akademik, rregullat e universitetit, njësitë dhe shërbimet që ofron institucioni, por gjithashtu edhe procedura të rëndësishme për mbarëvajtjen tuaj gjatë viteve të studimit.

Për më shumë informacion rreth fillimit të vitit akademik 2025-2026 klikoni në link të mëposhtëm:

  1. Programi për Ditën e Parë / Ceremoninë e Hapjes së vitit akademik 2025 – 2026
  2. Orari i semestrit I ku gjeni të plotë programin e leksioneve sipas programeve.
  3. Harta e transportit me bus – për të lëvizur më lehtë drejt kampusit POLIS.

Ju urojmë një fillim të mbarë dhe të suksesshëm në këtë rrugëtim të ri akademik!

Suksese!

Për studentët e Viteve të Ndërmjetme dhe të Masterit Shkencor (viti i dytë): aktivitetet dhe mësimet fillojnë më datë 7 tetor 2025, sipas orarit të publikuar më lart.
Ju lutemi të konsultoni orarin e mësimeve për detaje mbi auditorët dhe oraret e secilës lëndë.

Kujdes: Orari mund të jetë subjekt ndryshimi gjatë dy javëve të para, ndaj rekomandohet të kontrollohet herë pas here.

Për çdo paqartësi, kontaktoni zyrën e sekretarisë mësimore.