APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Një Histori Suksesi Ndërkombëtar për Universitetin POLIS

Polis University_2
AkreditimeNjoftime

Një Histori Suksesi Ndërkombëtar për Universitetin POLIS

Universiteti POLIS vazhdon të afirmohet në skenën ndërkombëtare!

Quality Assurance Agency (QAA), autoriteti kryesor britanik për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, ka përzgjedhur Universitetin POLIS për të ndarë historinë tonë të suksesit si anëtar i këtij rrjeti prestigjioz. Ky është një njohje e rëndësishme që vlerëson përkushtimin tonë ndaj standardeve të larta akademike dhe përmirësimit të vazhdueshëm të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

Ky vlerësim tregon se diplomat dhe cilësia e mësimdhënies në POLIS janë në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare, duke konfirmuar pozicionin tonë si një institucion modern dhe i besueshëm në arsimin e lartë.

Falë punës dhe përkushtimit të stafit akademik dhe administrativ, Universiteti POLIS nuk është vetëm një vend ku formohen profesionistë të kualifikuar, por edhe një model i bashkëpunimit dhe inovacionit ndërkombëtar.

Lexoni artikullin e plotë dhe mësoni më shumë për këtë arritje të rëndësishme për universitetin tonë.