Master Profesional në Planifikim Hapësinor dhe GIS
2023-03-21 14:25Master Profesional në Planifikim Hapësinor dhe GIS
Master Profesional në Planifikim Hapësinor dhe Sistemet Gjeografike të Informacionit
(60 ECTC, 2 vite akademike, me kohë të Zgjatur)
Profili profesional
Programi SPG i ofron studenteve thellimin e njohurive ne sferen e menaxhimit të territori dhe planifikimit hapesinor duke zhvilluar dhe përdorur sistemet gjeografike te informacionit.
Përdorimi i Sistemeve të Informacionit Gjeografik ka regjistruar, gjatë dekadës së fundit, një rritje të ndjeshme të planifikimit hapësinor, e cila është materializuar me adoptimin e kësaj teknologjie në fusha të ndryshme si: mjedisi, transporti, furnizimi me ujë dhe trajtimi i mbetjeve etj.
Ky Master në Planifikim Hapesinor dhe GIS ka si qellim të aftësoje studentet për të përballuar dhe zgjidhur problemet e reja në mënyrë krijuese, duke treguar kapacitete përshtatëse ndaj ndryshimeve të shpejta në botën aktuale;
Mundësitë për punësim
Sektorët kryesorë të punësimit përfshijnë:
- Sektori private si konsultente prane organizatave dhe kompanive për të drejtura dhe organizuar procese dhe kompani.
- Konsulente dhe profesioniste te lire te cilet ofrojne eksperitzen e tyre prane organizmave dhe organizatave nderkombetare dhe lokale.
- Prane organizatave dhe kompanive logjistike, për vlerësimin dhe efficentim e proceseve modulore.
- Sektorit public duke asistuar ne thellimin e cilësisë së informacionit, NGO-ve si ekspertë në përpunimit e të dhënave etj.
PROGRAMI MESIMORË
Semestri I
- Laboratori i Mjedisit Urban (6 Kredite)
- Laborator Urban (9 Kredite)
Semestri II
- Teoritë dhe politikat e zhvillimit të tokës Pjesa 1 (EU & R.P. 1) (3 Kredite)
- Laboratori GIS dhe praktika të avancuara Pjesa 1 (12 Kredite)
- Teoritë dhe politikat e zhvillimit të tokës Pjesa 2 (EU & R.P. 2) (3 Kredite)
- Analiza Inteligjente dhe menaxhimi i të dhënave të mëdha (3 Kredite)
Semestri III
- Laboratori GIS dhe praktika të avancuara Pjesa 2 (12 Kredite)
- Praktika Profesionale (6 Kredite)
- Mbrotje e Diplomes (6 Kredite)