Master i Shkencave në Menaxhim Mjedisor Urban
2023-02-23 9:45Master i Shkencave në Menaxhim Mjedisor Urban
Master i Shkencave në Menaxhimin e Mjedisit Urban (120 ECTC, 2 vite akademike, me kohë të plotë)
Profili profesional
Ky program synon specializimin e thelluar të studentëve që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në të njëjtat dhe/ose fusha të ngjashme. Programi synon të garantojë trajnime të avancuara dhe kompetenca të specializuara nëpërmjet ofrimit të njohurive të thelluara teorike dhe praktike në fushën e menaxhimit të mjedisit urban. Programi synon gjithashtu të fokusojë studentët në komponentët e menaxhimit, politikëbërjes në funksion të mjedisit të qëndrueshëm dhe cilësisë së jetës, duke përfshirë menaxhimin e ndjeshëm ndaj mjedisit të sipërmarrjeve private, duke formuar një figurë profesionale që balancon njohuritë e fushave inxhinierike, planifikuese dhe shkencore me ato menaxheriale. ato. .
Mundësi punësimi
Sektorët kryesorë të punësimit përfshijnë:
– Sektori privat i kompanive apo studiove konsulente dhe projektuese në fushën e mjedisit; në kompanitë e biznesit privat për të garantuar standarde mjedisore në performancën e këtyre kompanive; si ekspert në ekipet multidisiplinare që ofrojnë konsulencë në planifikim dhe menaxhim urban; i njejti sherbim mund te ofrohet nga keta ekspert edhe ne kuader te organizatave nderkombetare si Banka Boterore, Institucionet Europiane, PNUD te cilat kane mjedisin si nje kriter shume te rendesishem vleresimi dhe zbatojne projekte te shumta ne kete fushe jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Shtete te tjera.
– Sektori publik Në nivele të ndryshme të qeverisjes qendrore dhe vendore dhe pritet të sjellë një ndikim të rëndësishëm në qeverisjen dhe kontrollin e territorit bazuar në konceptet e menaxhimit të mjedisit urban; në nivel të qeverisë qendrore;
– Institucione kërkimore shkencore vendase dhe të huaja të cilat kanë si fokus kryesor fushën e mjedisit dhe menaxhimit të mjedisit urban.
PROGRAMI MESIMOR
Semestri I
Planifikim Rajonal 1 (6 Kredite)
Politika Transporti dhe Menaxhim Trafiku (6 Kredite)
Tranzicioni i “Gjelbër” dhe Teknologjia (6 Kredite)
Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (6 Kredite)
Workshop “Ndryshimet Klimatike” (3 Kredite)
Semestri II
Planifikim Rajonal 2 (6 Kredite)
Monitorimi Mjedisor (6 Kredite)
Ekonomi Mjedisore (6 Kredite)
Menaxhim i Tokës Bujqësore (6 Kredite)
Legjislacioni Mjedisor (6 Kredite)
Workshop “Earth Day” (3 Kredite)
Semestri III
Toksikologjia dhe Ndotja Mjedisore 2 (3 Kredite)
Metoda të Kërkimit Shkencor (3 Kredite)
Vleresimi I Pasurive te paluajtshme (3 Kredite)
Shërbime Publike (Meaxhimi i integruar i mbetjeve) dhe financimi local (6 Kredite)
Sistemet Gjeografike të Informacionit 2 (3 Kredite)
Internship professional (3 Kredite)
Laborator final mjedisi (6 Kredite)
Workshop “Menaxhimi i ciklit të jetës së produktit” (3 Kredite)
Semestri IV
Trajtimi i Ujerave (6 Kredite)
Peisazhi Urban (3 Kredite)
Menaxhimi i Zonës Bregdetare (6 Kredite)
Teza dhe Projekt Diploma (18 Kredite)