APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Konkursi i Debatit Studentor “AI & the Future We Design”

Ai & the Future We Design_Poster
Student life

Konkursi i Debatit Studentor “AI & the Future We Design”

Më 30 janar 2026, Fakulteti për Kërkim dhe Zhvillim, përmes Departamentit të Kërkimit Shkencor, organizoi në ambientet e Galerisë MAD konkursin e debatit studentor me temë “AI & the Future We Design”, një aktivitet i dedikuar reflektimit kritik mbi rolin e Inteligjencës Artificiale në arkitekturë, dizajn, inxhinieri mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Aktiviteti u hap me një sesion përshëndetës, ku u prezantuan qëllimet e konkursit, juria dhe grupet pjesëmarrëse, si dhe u hodh shorti për temat e debatit. Studentët u angazhuan në diskutime dinamike dhe argumentuese gjatë tre raundeve të konkursit, duke trajtuar çështje aktuale dhe sfiduese si roli i AI-së në projektim, qytetet inteligjente, dizajni parametrik, si dhe vendimmarrja mjedisore.

Gjatë raundit eksplorues dhe atij të mendimit kritik, pjesëmarrësit shpalosën aftësi analitike, mendim kritik dhe qasje ndërdisiplinore, ndërsa finalja solli një debat të thelluar mbi pyetjen thelbësore: a duhet t’i jepet AI autoriteti final në vendimmarrjen mjedisore dhe të qëndrueshmërisë?

Aktiviteti u mbyll me shpalljen e fituesve dhe ndarjen e certifikatave për të gjithë pjesëmarrësit, duke konfirmuar rëndësinë e debateve akademike si një mjet i vlefshëm për formimin profesional dhe intelektual të studentëve.

Ky konkurs dëshmon angazhimin e Universitetit POLISpër të nxitur dialogun kritik, inovacionin dhe ndërgjegjësimin mbi ndikimin e teknologjive të avancuara në të ardhmen që ne projektojmë dhe ndërtojmë.