Kampusi
2026-01-14 15:23Kampusi
Kampusi
Kampusi i Universitetit Polis ndodhet në aksin kryesor infrastrukturor dhe ekonomik të vendit midis kryeqyetetit (Tiranës), aeroportit kryesor (Nënë Tereza, Rinas) dhe portit kryesor (Durrës) ndërkombëtar të vendit. Aksesi është i shkëlqyer dhe veç lidhjes mjaft të mirë nga qendra e Tiranës (5km) me transport publik, universiteti ofron edhe shërbim plotësues transporti të dedikuar nga qendra në Polis e anasjelltas, në orarë të caktuara të ditës (mëngjes, drekë, pasdite).
Kantina MoTown ofron shërbim bar dhe mensë me ushqim cilësor, të përgatitur sipas standardeve të larta. Ajo funksionon nga mëngjesi deri në pasdite, duke u përshtatur me ritmin e përditshëm të studentëve dhe stafit. Përveç shërbimit të rregullt, Kantina MoTown ofron edhe shërbime plotësuese gjatë fundjavave dhe në raste eventesh, duke u kthyer në një hapësirë funksionale dhe të besueshme për aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë orarit akademik.
MoTown Bistro është një ambient modern dhe i hapur, i menduar si pikë sociale brenda kampusit. Ajo ofron kafe, pije të freskëta dhe ushqime të lehta, duke krijuar kushte të përshtatshme për pushime të shkurtra, takime informale dhe bashkëbisedime mes studentëve dhe stafit. Dizajni i saj bashkëkohor dhe atmosfera dinamike e bëjnë bistron një hapësirë aktive gjatë gjithë ditës.
Akomodimi i studentëve në Universitetin Polis relaizohet në 3 mënyra, ku universiteti luan rolin e vetë për të shërbyer studenteve.
Akomodimi i studentëve në Universitetin Polis relaizohet në 3 mënyra, ku universiteti luan rolin e vetë për të shërbyer studenteve.
- Në Qendrën Rezidenciale Studentore “Fole” – bazuar në marrveshjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve private.
- Në Qytetin “Studenti” Tiranë – duke facilituar akomodimin, përmes paisjes me vërtetim të studentëve të interesuar për të aksesuar këtë akomodim publik në bazë të legjislacionit në fuqi.
- Dhe në mënyrë private (individualisht) – në këtë rast universiteti ndan informacion për studentët e interesuar që duan të ndajnë akomodime private të përbashkëta në apartamente të tregut imobiliar në Tiranë që i sigurojnë në mënyrë private, duke bërë lidhjen midis studentëve që këkojnë asistencë për këtë qëllim, dhe kur ata e shohin të arsyeshme.
Në çdo rast vendimi final është zgjedhje individuale e studnentit, dhe kostot përkatëse janë jashtë tarifës së studimit.
Universiteti Polis ofron 2 mini-fusha sportive (fusha pas objektit 1, dhe fusha ne taracen e objektit 2) në kampusin e vet për lojra me dorë dhe evente open air. Për evente më të mëdha Polis ka marrveshje bashkëpunimi me pallatin e Sportit Asllan Rusi Tiranë, dhe është pjesë e Kampionatit Kombëtar të Sporteve Universitare, dhe në bashkëpunim me të realizon aktivitete amatore dhe profesionale sportive.




