APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

🌍 GIS Day 2025

WhatsApp Image 2025-11-19 at 16.32.05
NjoftimeResearch

🌍 GIS Day 2025

Më 19 nëntor, në Piramidën e Tiranës, Universiteti POLIS dhe ASIG organizuan aktivitetin “Gjeo-Epoka: Ku gjeohapësira bashkon disiplinat”, në kuadër të GIS Day 2025.

Përmes prezantimeve u theksua rëndësia e gjeoinformacionit dhe roli që kanë të dhënat gjeohapësinore në njohjen e territorit, planifikimin urban dhe vendimmarrjen e informuar.

Një moment kyç i aktivitetit ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ASIG – Universiteti POLIS, që forcon bashkëpunimin mes institucionit publik dhe akademisë për edukimin dhe kërkimin në fushën gjeohapësinore.

Eventi u mbyll me një panel të shkurtër pyetje–përgjigje, ku u ndanë ide dhe vizione për të ardhmen e “Gjeo-Epokës” në Shqipëri.