Sherif Lushaj

Prof. Dr.

SHERIF LUSHAJ

PROFILI AKADEMIK

Sherif Lushaj, prej vitit 2012, është profesor në universitetin Polis, nga të cilat 2014-2022 Dekan i Fakultetit Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban, duke zhvilluar lëndë në Programet mjedisore: (Bachelor), Master Menaxhim Mjedisor Urban; Master i Integruar në Planifikim Urban, Master Profesional, udheheqje të diplomave të studenteve e Doktoraturave etj. Mban titujt dhe gradat shkencore si më poshte: Profesor EMERITUS (2023), Profesor (1999), Profesor Associuar (1995), Doktor i shkencave (i)(1993), Doktor i shkencave (ii)(1995), “Docent (1987), Kandidat i shkencave (1981) në fushën e bujqësisë dhe mjedisit. Gjatë 36 viteve si kërkues shkencor në Institucione kërkimore shkencore dhe si staf akademik në universitete, kryesisht në fushën e shkencave bujqësore, shkencën e tokës, mjedisit, planifikimit të territorit, ka realizuar rreth 200 studime e projekte shkencore, 230 artikuj shkencorë dhe libra brenda dhe jashtë vëndit dhe 210 prezantime shkencore. Ai ka qenë lider në disa projekte ndërkombëtare, projekte shkencore bashkëpunimi bilateral dhe projekte kombëtare. Ai është përfshirë në mënyrë aktive në projektet e POLIS, për hartimin e planeve të përgjithshme vendore dhe vlerësimit strategjik mjedisor të planeve (SEA). Ai është anëtar i Bordeve Editoriale të revistave “Habitat” and “Annual Review of Territorial Governance in the western Balkans (Journal of the Western Balkan Network on Territorial Governance)

PUBLIKIMET E FUNDIT

Lushaj Sh, Muharremaj V, 2023 “Hapësirat e gjelbra në funksion të qëndrueshmërisë të qyteteve. (Publikuar në permbledhjen konferenca shkencore “Qëndrat e banuara të ShqipërisëGjëndja dhe e ardhmja” organizuar nga Akademia e Shkencave në bashkepunim me Universitetet e vendit. Artikulli faqe 156-171. ISBN-978-9928-339-1

Lushaj Sh, 2021 “Improving the Governance and Administration of Agricultural Land in Albania” publication on “Annual Review of Territorial Governance in the western Balkans (Journal of the Western Balcan Network on Territorial Governance nr III, 2021, faqe 58-70, ISSN

Lushaj Sh, 2021 “Ndotja e tokës bujqësore, impaktet në sigurinë ushqimore dhe shëndetin e popullsisë” (përmbledhje e prezantimeve të konferencës kombëtare – Të mbrojmë tokën për një popullsi në rritje dhe në kushtet e fenomeneve globale”, Revista “HABITAT”, faqe 36-53. ISSN-23068779

Lushaj Sh, 2020, “The process, difficulties and the innovative VSM findings of Dropull” (Rurban sequences/inquiries on Dropull’s states of Liminality, Observatory of the Mediterranean Basin (OMB no.6, 2020, pages 176-183. ISBN/978-9928-347-01-5(V-6).

Lushaj Sh, 2019, “Risk Analysis and Alternatives of Protection from Vjosa Rives Flood, Conference proceeding TDW 2019, Internacional conference Scientific Conference, September /Polis University, pages 267-278. ISBN