Olsjon Lamaj

MSc.

OLSJON LAMAJ

Departamenti: 
Art dhe Dizajn
Kontakt:
olsjon_lamaj@universitetipolis.edu.al

Google Scholar

ResearchGate

Orcid

PROFILI AKADEMIK

Olson Lamaj është artist vizual dhe pedagog në Departamentin e Artit dhe Dizajnit pranë Universitetit Polis. Që nga viti 2020, ai është angazhuar në zhvillimin e kurseve të muzeografisë, fotografisë dhe pikturës. Ai ka përfunduar studimet për pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence dhe ka marrë një M.A. në fotografi artistike nga Akademia e Arteve të Bukura Brera në Milano. Puna e tij fokusohet në tema sociale dhe politike, me vëmendje të veçantë ndaj jetës bashkëkohore shqiptare dhe sistemeve universale të kuptimit. Projektet e tij theksojnë ngopjen semiotike dhe cilësitë mistike të imazheve të lidhura me ideologjitë politike.

Përveç karrierës akademike, Lamaj është bashkëthemelues i MIZA Galeri, një hapësirë artistike në Tiranë aktive nga viti 2012 ne vitin 2017, e dedikuar mbështetjes së artistëve të rinj bashkohorë. Ai është gjithashtu redaktor dhe kurator i ‘Pararoja’, një platformë e pavarur për botimet artistike, e themeluar në vitin 2020, që eksploron mundësi alternative editoriale në artin bashkëkohor përmes fanzinave dhe botimeve alternative. Olson ka përfaqësuar Pararojën në panaire si Athens Art Book Fair, Lule Shqiponja në Tiranë dhe Fanzine në Vienë.

Ndër të tjera, Lamaj është fitues i çmimit Ardhje në vitin 2013 dhe ka marrë pjesë në disa rezidenca artistike ndërkombëtare si : ISCP (New York 2013), KulturKontakt (Austri 2018) dhe Studio das weisse haus (Vjenë 2019).

Ekspozitat e tij personale përfshijnë: Transitioning into Green (Galeria Zeta, Tiranë 2023), Between Pattern and Shadow (Galeria 17, Prishtinë), The Cat Above and the Mouse Below (Bazamant Art Space, Tiranë 2019), Holy Muscle (Hoast Project, Vjenë 2017), dhe (Over)Identification (Qendra Kulturore Tulla, Tiranë 2015). 

Ekspozitat kolektive përfshijnë: Beyond Matter EU: Immerse (Tallin Art Hall), A for Unapologetic (Vaska Gallery, Sofje), Nuit Blanche (Prizren), The In Between State of Mind (Budapest), Altered State (Kunsthalle Exnergasse, Vjenë), Du Order Ich? Collective Soul (Melk), Post – Young Albanian Artists (Fondazione Museo Pino Pascali), The Whale That Was a Submarine (Muzeu Ludwig, Budapest), Dark Chapters (<rotor>, Graz), dhe Nationless (Qendra e Artit Bashkëkohor, Selanik).

www.olsonlamaj.com