Megi Sinani

Asistente lektore

MEGI SINANI

Departamenti: 
Arkitekturë dhe Dizajn Urban
Kontakt: 
megi_sinani@universitetipolis.edu.al

PROFILI AKADEMIK

Që prej vitit 2021 Megi është pjesë e Universitetit Polis, në rolin e Asistentes Lektore në disa lënde që kanë në fokusin e studimit të tyre praktikat dhe teoritë arkitektonike dhe urbane.
Ajo ka disa përvoja në projektimin arkitektonik mbi objekte të karaktereve të ndryshme, ndërsa ka pak eksperiencë dhe në zbatim.
Ajo ka punuar si vullnetare në Bashkinë Durrës, në 2019, ku ka qenë pjesë e grupit të identifikimit dhe draftimit të informacionit të ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti.
Ajo ka punuar si junior architect pranë “Son Architects”, ku është përfshirë në projekte të shkallëve të ndryshme , nga dizenjimi i interierit të një dyqani deri te masterplani dhe detajimi planimetrik i një blloku banimi.
E diplomuar në Universitetin Polis, Megi është gjithashtu ERASMUS+ Alumna, pjesë e programit të Semestrit të Verës 2019 DIA, Anhalt University, Dessau, Germany.
Aktualisht vijon studimet e një Post Masteri në Arkitekture Digjitale, ku fokusohet në studimin, intepretimin dhe parametrizimin e ideve, nëpërmjet kompjuterizimit  të proceseve arkitektonike dhe eksperimentimin e tyre nëpërmjet inovacionit.

AKTIVITETE

Asistente lab (vullnetare) në Universitetin POLIS, 2017 (Shkencë Konstruksioni; Materiale Ndërtimi), duke asistuar dhe konsultuar mbi detyrat.

Pjesë e ekipit të ri-editimit të dispensës “Materiale Ndërtimi” së Prof. Merita Guri, me PhD. Aguljeln Marku dhe MSc. David Pemaj.

Workshop-i Ndërkombëtar Prishtina Lab 2017, pjesë e ekipit që asistoi doktorantët ne Programin e përbashkët të Universitetit POLIS dhe FERRARA.

Vullnetare në Tirana Design Weeks 2018 (TDW), në aktivitetet dhe workshop-et e organizuara në këtë event.

Pjesëmarrëse në Tirana Design Weeks 2016-2019 (TDW), në aktivitetet dhe workshop-et e organizuara në këtë event, si psh. : “Second Glance”; “Shelter Design”; “Models Inside the City”; “Storytelling Architecture” etc.

Studente në shkollën Verore “Bauhaus” 2018, ku tema e projektit ishte “Revitalizing Huy Castle”, e drejtuar nga Prof. Dipl.-Ing. Stephan Pinkau (Director of the Program) dhe Chelsea Schedler MA MSc (Coordinator).