Kujtim Halili

kDr.

KUJTIM HALILI

EDUKIMI

Dr. Kujtim Halili është artist pamor, kurator (menaxher arti) dhe Doktor i Shkencave në programin “Art dhe Trashëgimi Kulturore” në Shkollën Ndërkombëtare të Doktoraturës të Universitetit të Seviljes. Aktualisht, pranë universitetit tonë, ai mban pozicionin e lektorit në Departamentin e Artit dhe Dizajnit.

Ai ka studiuar në Akademinë e Arteve, tani Universiteti i Arteve në Tiranë, ku u diplomua si skulptor në vitin 2010. Më pas, thelloi njohuritë përmes studimeve pasuniversitare në art, duke i përfunduar me titullin Master i Shkencave në “Ide dhe Prodhim” në vitin 2015. Gjatë kësaj periudhe, përfundoi gjithashtu një shkollë teknike të lartë në “Dizajn të Qeramikës Artistike” dhe një diplomë tjetër në “Dizajn të Poçarisë” në Shkollën e Arteve në Sevilje.

Nga viti 2013 deri në 2018, Dr. Halili shërbeu si Asistent Nderi në Departamentin e Skulpturës dhe Historisë së Arteve Plastike në Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Seviljes, ku ligjëroi lëndë si: “Skulptura Polikromuar,” “Bazat e Skulpturës,” “Diskursi mbi
Skulpturën dhe Mjedisin e saj,” “Gdhendje Skulpture IV,” dhe “Fonderi Artistike.” Njëkohësisht, në vitet 2013-2014, ai ka qenë koordinator i programit për ndërlidhjen akademike dhe kurrikulare ndërmjet Universitetit të Seviljes dhe Universitetit të Arteve të Tiranës, specifikisht mes Departamentit të Skulpturës dhe Historisë së Arteve Plastike, Fakulteti i Arteve të Bukura.

Gjatë viteve 2014-2016, ka punuar si profesor i “Teknikave të Specialitetit – Qeramikës Artistike” në Universitetin e Arteve të Tiranës. Në të njëjtin universitet, gjatë studimeve të tij të larta nga viti 2008 deri në 2010, ka mbajtur funksionin e anëtarit të Senatit dhe Këshillit Akademik, duke përfaqësuar me të drejtë vote në Senatin e Universitetit dhe Këshillin e Profesorëve të Fakultetit të Arteve të Bukura.

EXPERIENCE

Në vitet 2013-2018 është Asistent Nderi në Departamentin e Skulpturës dhe Historisë së Arteve Plastike. Fakulteti i Arteve të Bukura, Universiteti i Seviljes (Spanjë) në lëndët, “Skulptura polikromuar”, “Bazat e skulpturës “, “Diskursi mbi Skulpturën dhe Mjedisi i saj”,“Gdhëndje skulpturë -IV“ dhe “Fonderi Artistike“.

Gjatë kësaj përiudhe pati një shkëputje 2 –vjeçare (2014-2016), për tu angazhuar si profesor i “Teknikat e Sepecialitetit – Qeramikës Artistike”  në Universitetin e Arteve të Tiranës.

(2013 -2014): Koordinator programi: Ndërlidhje akademike ndërmjet Universitetit të Seviljes dhe Universitetit të Arteve Tiranë: Departamenti i Skulpturës dhe Historis së Arteve Plastike. Fakulteti i Arteve të Bukura. Arsimi i Lartë. Universiteti i Seviljes –Spanjë.

(2008 – 2010): Anëtar Senati dhe Anëtar Këshilli Akademik: Përfaqësues me të drejtë vote në Senatin e Universitetit dhe Këshillin e Profesoreve të Fakultetit të Arteve të Bukura: Universiteti i Arteve, Tiranë (UART). Arsimi i Lartë.

AKTIVITETE / PUBLIKIME TË ZGJEDHURA

https://www.behance.net/gallery/20776051/Memorias-reciclables-(COPY)

https://estudiandoespanolentirana.blogspot.com/2016/02/la-mujer-en-el-arte-manana-17-de-febrero.html

https://estudiandoespanolentirana.blogspot.com/2016/02/dos-buenos-recuerdos.html

https://estudiandoespanolentirana.blogspot.com/2016/02/kujtim-halili-artista-invitado.html

http://www.uart.edu.al/index.php?id=481

15 -19 Maj 2017: Ekspozitë: “Shkrirja e Xhamit artizanal”, Kuruar nga artisti: z. Javier Velasco Bashkautor i veprës së prodhuar në Workshop, me titullin “DIANA EMBOSCADA”, e instaluar në oborrin kryesor të fakultetit, (kohëzgjatja e trajnimit 20 orë). Master në Art: “Ide dhe Prodhim”, Fakulteti të Arteve të Bukura- Universiteti i Seviljes.

17 Dhjetor 2015 -31 Janare 2016: Ekspozitë Individuale, “Terra Nostra”. Qëndra e Interpretimit te Historisë- Ubrique “San Juan de Letran”. Në bashkëpunim me të deleguarin e kulturës- Bashkia Ubrique (Spanjë).

13 Janar – 20 Shkurt 2017: Ekspozita Kolektive e Arteve Plastike: “ARTE APARTE”, Edicioni 9 (pjesa-II). Me mbeshtetjen kuratoriale të Artistit: Miguel Scheroff. Muzeu i Artit Bashkëkohorë “La Carolina” dhe Qëndra Kulturore Jáen-Spanjë.

24 Prille –21 Maj 2015: Ekspozitë Internacinale Skulpturë, “Externato Joao Alberto Faria”. Qëndra Kulturore do Morgado dhe Bashkia “Arruda Dos Vinhos” -Portugali.

26 Mars –04 Prille 2015: Ekspozitë Kolektive e Artit Pamorë, “Pranvera ART”: (Edicioni VI). Muzeu Historik Kombetarë: Tiranë.

04 – 10 Qershor 2014: Dizenjues i Kupës; (Fitues i çmimit të parë) “21 Muestra de Teatro Escolar”: (Edicioni XXI, i Teatrit Shkollore). Bashkia e Seviljes, “TEATRI ALAMEDA”.

24 – 27 Qershor 2014: Eksozitë Kolektive e Artit Pamorë, “El arte como el fuente de empleo”, (Arti si burim pune). Bashkia e Seviljes, Qëndra Civile “Las Serenas” Sevilja- Spanjë.

08 Mars 2014 – 10 Maj 2014: Ekspozitë Kolektive e Artit Pamorë, “Orgía Gráfica”. Claustro del Convento de Capuchino; Ubrique –Spanjë.

17 Prill 2013: Konkurs kombetarë skulpturë, kushtuar Figurës së “Dom Nikollë Kaçorri”. Galeria Kombetare e Arteve, Tiranë (GKA).

Janar – Shkurt 2013: Projekt i Artit Pamorë, “No Fijar Carteles”; (Mos ngjit postera). Master Universitarë në Arte “Idea y Producción”, (Ide dhe Prodhim): Sevilje –Spanjë.

12 Korrik 2012: Ekspozitë Kolektive, “Another star in the blue sky”, (Një tjetër yllë në qiellin blu). Qëndra Kombetare e Artit dhe Kulturës, Universiteti i Arteve, Qëndra e Bashkimit Europian.

13 Maj 2012: Konkurs kombetarë skulpturë, kushtuar Figurës së “Hasan Prishtina”. Galeria Kombetare e Arteve, Tiranë (GKA).

10 -24 Prill 2012: Ekspozitë kolektive, “Riberas del Guadalquivir”. Salla e ekspozitave, Pabellón de Chille, Sevilla: Spanjë.

15 Mars 2012: Konkurs internacional skulpturë, kushtuar, ”100 vjetorit të Pavarsisë”. Galeria Kombetare e Arteve, Tiranë (GKA).                                                                                                                                   29 Maj 2010: Konkurs i skulpturës, ‘’Edgardo Mannucci’’, (Edicioni i XVII); Arcevia,Itali: Rotary International- Italia.