Esmeralda Marku
2023-10-21 9:45Esmeralda Marku
MSc.
ESMERALDA MARKU
Departamenti:
Art dhe Dizajn
Kontakt:
esmeralda_marku@universitetipolis.edu.al
PROFILI AKADEMIK
Esmeralda Marku ka kryer studimet e larta Bachelor dhe Master Shkencor pranë fakultetit te Inxhinierisë Mekanike në degën Inxhinieri Tekstile dhe Modë pranë Universiteti Politeknik të Tiranës, UPT.
Marku vjen me një experience të gjërë në tregun industrial dhe akademik shqiptar, pasi ka qënë pjesë e kompanive prestigjioze në Shqipëri në fushën e prodhimit industrial dhe dizajnit duke përfshirë prodhimet e veshjeve, këpuceve, cantave dhe revistave në pozicionet si pattern-maker industrial, specialiste e zhvillimit të produktit, analiste e cilesise, kuratore imazhi etj.
Përsa i perket experiences akademike Esmeralda Marku prej 3 vitesh ka ushtruar pozicionin si instruktore e Lëndëve “Pattern Maker Industrial” dhe “Teknologji tekstili”prane shkollave profesionale per edukimin e profesionisteve te rinj.
Që prej shtatorit të vitit 2022 Marku është pjesë e Universitetit Polis, në rolin e asistentes lektore në disa lënde që kanë në fokusin e studimit të tyre teknikat e zhvillimit te produkteve te tekstileve dhe modes.
EKSPERIENCA ARTISTIKE
E.Marku(2023) “Smart textiles applied in medicine” TexMind UG (haftungsbeschränkt) Berlin, Germany
Shtator 2022, Workshop: TIRANA ARCHITECTURE WEEK (TAW), CITTY PATTERN, WORKING WITH FASADE (Universiteti POLIS)
Pozicioni: Drejtues i workshopit mbi realizimin e patterneve të tekstilit bazuar mbi arkitekturën dhe fasadën e ndërtesave të Tiranës.
Prill 2022, Workshop: FASHION MAKING, FUTURE SOFTWARE (Universiteti POLIS)
Pozicioni: Drejtues i workshopit mbi realizimin e produkteve industriale të modës duke përdorur teknologjinë.