Brikena Alimerko
2024-02-05 14:31Brikena Alimerko
MSc.
Brikena Alimerko
Departamenti:
Qëndra e Burimeve dhe Informacionit
Kontakt:
brikena_alimerko@universitetipolis.edu.al
PROFILI AKADEMIK
Brikena Alimerko zoteron Bachelor dhe Master shkencor në Matematikë ne Fakultetin e Shkencave Natyrore te Universitetit te Tiranës (1992). Në Universitetin Polis ajo po ofron shërbime administrative, mirëmbajtje iventari dhe database për bibliotekën dhe mbështetje për studentët e universitetit.
Brikena ka mbi 12 vjet përvojë si mësuese e matematikës në shkollë të mesme në qytetin e Vlorës dhe Tiranës. Gjatë karrierës së saj në mësimdhënie ajo ishte pjesë e ekipit të korrigjuesve të Testit të Matematikës së Maturës Shtetërore dhe pjesë e ekipit korrigjues të Olimpiadës së Matematikës.
Ajo gjithashtu ka punuar mbi pesë vjet si edukatore për Bashkinë e Tiranës në DKSHM për nxënësit e shkollave të mesme dhe Qendrën Komunitare “Të Qëndrojmë së Bashku”, ku ajo implementoi programin studim pas mësimit, në matematikë dhe gjuhë të huaj për nxënësit me familje me problematika social-ekonomike. Përtej akademisë dhe shërbimeve sociale, Brikena ka gjithashtu përvojë në sektorin privat si Administratore Biznesi dhe Menaxhere llogaritare për firmën e strukturave te aluminit dhe xhamit ABA Kristal.
Ajo është çertifikuar me sukses në Menaxhim dhe Infrastrukturë të Bibliotekave -në Kategorine Teaching & Academics nga CPD- Certification Service.