Ariola Memia

Menaxhere Projektesh

ARIOLA MEMIA

Departamenti:
FABLAB – Qendra Kërkimore në Arkitekturë, Inxhinieri dhe Dizajn
Kontakt:
ariola_memia@universitetipolis.edu.al

PROFILI AKADEMIK

Ariola Memia – mban pozicionin e Menaxheres Së Projekteve pranë Universitetit Polis. Ariola iu bashkua ekipit të Polis në 2021 dhe është përgjegjëse, në mënyrë të vecantë, për menaxhimin financiar të projekteve Erasmus+ dhe projekteve të tjera të financuara nga programet kombëtare dhe ndërkombëtare. Përgjegjësitë e saj kryesisht lidhen me përgatitjen dhe monitorimin e buxheteve të projekteve, monitorimin e shpenzimeve dhe sigurimin që burimet financiare ndahen në mënyrë efikase për të përmbushur qëllimet/objektivat e projekteve.

Ariola është në gjendje të përshtatet shpejt në ekipe të ndryshme dhe është e orientuar drejt rezultateve. Agazhimi relativisht i gjatë i saj në sektorin jofitimprurës dhe në industrinë e kërkimit i ka dhënë përvojë në analizën e të dhënave, kërkimin cilësor dhe sasior, dhe menaxhimin 360 gradë të projekteve.

Ariola ka një Master në Administrim Biznesi (MBA) dhe për një periudhë 4-vjecare ka shërbyer edhe si Asistent Lektore për klasat e “Sipërmarrjes dhe Komunikimit” degën Biznes.