FAD
2026-03-04 15:05FAD
Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajnit (FAD) është një njësi akademike ndër-disiplinore brenda Universitetit POLIS që përgatit profesionistë në fushat e artit, dizajnit, arkitekturës, ndërtimit dhe fushave të lidhura, duke integruar mësimdhënie, kërkim shkencor dhe angazhim praktik. Ai synon të zhvillojë profesionistë të gatshëm për tregun lokal dhe global, duke adoptuar metoda moderne mësimdhënie dhe teknologji bashkëkohore.
FAD është i organizuar në njësi themelore dhe profile:
- Departamenti i Art-Dizajnit
- Departamenti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit
- Qendra Kërkimore në Arkitekturë, Inxhinieri dhe Dizajn
Fakulteti ka gjithashtu disa laboratore dhe njësi konsulence si Laboratori i Materialeve te Ndertimit, Laboratori i Prefabrikimit dhe Prodhimit Dixhital, FABLAB, IF Innovation Factory, Laboratori i Tekstileve, CAD, SAP/ETABS/TEKLA, CDS MURI, Laboratori i Eficensës së Energjisë, Laboratori i Multimedias, Laboratori i Fotografisë etj.