APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Poster ICCSM2025

Konferenca e Parë Ndërkombëtare (ICCSM2025)

About The Event

“COMPUTER SCIENCES & MANAGEMENT (ICCSM2025) – TOUCHPOINTS, WHERE DIGITAL AND BUSINESS BECOME HUMAN”
🗓 26–27 Qershor 2025
📍 Universiteti POLIS, Tiranë

Universiteti POLIS ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare ICCSM2025, një aktivitet i rëndësishëm akademik që sjell në qendër të vëmendjes temat më aktuale në fushën e teknologjisë, inteligjencës artificiale, biznesit, menaxhimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Konferenca synon të krijojë një platformë bashkëpunimi ndërkombëtar për studiues, profesionistë dhe institucione akademike, ku do të diskutohen prurje të reja shkencore dhe do të nxisen ide e partneritete të reja.

Pse të merrni pjesë:

  • Për të dhënë kontributin tuaj në diskutimet shkencore dhe akademike

  • Për të ndërtuar ura bashkëpunimi në kërkim dhe mësimdhënie

  • Për të promovuar punën kërkimore të POLIS

  • Për të mbështetur studentët dhe frymën ndërdisiplinore të universitetit

Stafi akademik është veçanërisht i inkurajuar të marrë pjesë në sesionet e konferencës, sipas fushave të interesit kërkimor dhe pedagogjik.

📩 Për më shumë informacion dhe për të parë draft-programin, mund të na kontaktoni në:
[email protected]

Location