About The Event
Në prani të ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Edona Bilali, zv ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Albana Tole, përfaqësuesve të Ambasadës Suedeze, z. Ermir Dajçi dhe të GIZ, znj. Valbona Koçi njëherësh dhe organizata implementuese të projektit EU4Innovation, drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare për Kërkim dhe Inovacion, znj. Mirela Muça, përfaqësuesve të Universiteve nga Shqipëria, rajoni dhe Evropa, përfaqësuesve te bizneseve lokale dhe ndërkombëtare të cilat operojnë në vend, në ambientet e Universitetit POLIS, u prezantua Innovation Factory- the makerspace to co-innovate, hapërsia më e re në
shërbim të kërkimit, sipërmarrjes dhe inovacionit. Të pranishmit në fjalën e tyre shprehën rëndësinë që ka kërkimi dhe inovacioni dhe në mënyrë të veçantë bashkëpunimi mes Universiteteve dhe Industrisë si një nga format kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit. Vizita në hapësirën e “Makerspace” ngjalli interes
tek të gjithë të pranishmit si një nga hapësirat unike në vend, në shërbim të studentëve, start-up dhe bizneseve, që përtej inkubimit të ideve të biznesit, u mundëson atyre prototipizimi e idesë të tyre në një produkt të prekshëm.
Innovation Factory- the makerspace to co-innovate, është bashkëfinancim i Universitetit POLIS dhe Challenge Fund, instrument i projektit EU4Innovation në Shqipëri implementuar nga SIDA dhe GIZ, dhe përtej ekspertizës së stafit ofron teknologjinë e fundit të printimit 3D, lazerë prerës të llojeve te ndryshme, krah robotik etj.