APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Dita e Parë e Ceremonisë së Diplomimit në Universitetin POLIS

WhatsApp Image 2025-11-19 at 09.36.08
DiplomimiNjoftime

Dita e Parë e Ceremonisë së Diplomimit në Universitetin POLIS

Universiteti POLIS zhvilloi ditën e djeshme ditën e parë të ceremonisë vjetore të diplomimit, dedikuar studentëve të Fakultetit të Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban dhe Fakultetit të Kërkimit dhe Zhvillimit. Ky moment i rëndësishëm shënoi përfundimin e ciklit të studimeve për dhjetëra të diplomuar dhe hapjen e një etape të re në rrugëtimin e tyre profesional.

Atmosfera ishte festive dhe e ngrohtë, me pjesëmarrjen e stafit akademik dhe administrativ, të cilët vlerësuan përkushtimin dhe arritjet e studentëve përgjatë viteve të studimeve.

Universiteti POLIS u uron të gjithë të diplomuarve suksese në sfidat e ardhshme dhe i inkurajon të mbajnë lidhjen me komunitetin akademik edhe në të ardhmen.