APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

DITA E HAPUR – Master Ekzekutiv në Restaurimin, Konservimin dhe Vlerësimin e Trashëgimisë Kulturore

Poster OPEN Day_Executive Master in Restoration, Conservation and Valorization of Cutural Heritage
AdmissionKarrieraNjoftime

DITA E HAPUR – Master Ekzekutiv në Restaurimin, Konservimin dhe Vlerësimin e Trashëgimisë Kulturore

Në datën 10 Qershor 2025, në ambientet e Biblio POLIS si dhe në platformën online, u zhvillua me sukses prezantimi zyrtar i programit të ri Master Ekzekutiv në Restaurimin, Konservimin dhe Vlerësimin e Trashëgimisë Kulturore. Ky program unik është fryt i bashkëpunimit mes Universitetit POLIS (Shqipëri) dhe Universitetit të Ferrarës (Itali), dy institucioneve të njohura për ekspertizën e tyre në fushën e arkitekturës, planifikimit urban dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Gjatë këtij aktiviteti, pjesëmarrësit – profesionistë të fushës, studentë të interesuar, kërkues shkencorë dhe përfaqësues të institucioneve të trashëgimisë – u njohën në detaje me strukturën fleksibël të programit, e cila është konceptuar për t’iu përshtatur nevojave të profesionistëve aktivë në tregun e punës. Programi ofron një kombinim të balancuar midis ligjëratave teorike dhe përvojës praktike në terren, duke përfshirë pjesëmarrjen e lektorëve të njohur vendas dhe ndërkombëtarë.

Një tjetër aspekt tërheqës i këtij masteri janë mundësitë e shumta të bursave që synojnë të mbështesin financiarisht kandidatët më të dalluar, si dhe përfitimet praktike që lidhen me aksesin në projekte reale restaurimi dhe konservimi në Shqipëri dhe Itali. Programi siguron një diplomë të dyfishtë me vlerë të njohur ndërkombëtarisht, çka e bën atë tërheqës për të gjithë ata që synojnë një karrierë ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore.

Në fund të prezantimit, të pranishmit patën mundësinë të diskutojnë me koordinatorët e programit, të marrin përgjigje për pyetjet e tyre dhe të njihen nga afër me mundësitë që ofron ky program inovativ në zhvillimin profesional dhe akademik të specialistëve të ardhshëm të trashëgimisë kulturore.