Dita e Dytë e Ceremonisë së Diplomimit në Universitetin POLIS
2025-12-10 9:49Dita e Dytë e Ceremonisë së Diplomimit në Universitetin POLIS
Universiteti POLIS zhvilloi ditën e djeshme ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Dizajnit. Ky aktivitet shënoi përfundimin e ciklit të studimeve për dhjetëra të diplomuar nga programet e Arkitekturës, Inxhinierisë së Ndërtimit, Artit dhe Dizajnit, si dhe programeve master profesional e shkencor.
Ceremonia u shoqërua me një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ku stafi akademik dhe administrativ vlerësuan angazhimin, punën kërkimore dhe rrugëtimin krijues të studentëve përgjatë viteve në U_POLIS. Momente të veçanta u ndanë edhe përmes videove dhe përshëndetjeve inspiruese nga drejtuesit e universitetit dhe përfaqësuesja e studentëve.
Universiteti POLIS i uron të gjithë të diplomuarve suksese në hapat e ardhshëm profesionalë dhe i inkurajon të mbajnë lidhjen me komunitetin universitar, duke vazhduar të kontribuojnë në zhvillimin e fushave të tyre përkatëse.