Bursë e plotë për një Semestër në Suedi
2025-05-28 12:24Bursë e plotë për një Semestër në Suedi
UNIVERSITETI POLIS OFRON BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË SUEDI
Universiteti Polis, në kuadër të Projektit Erasmus+ KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026, në Institutin e Teknologjisë Blekinge, në Suedi
Në këtë thirrje janë të ftuar të aplikojnë studentët Bachelor & Master në Shkenca Kompjuterike dhe Administrim Biznesi; Master Inxhinieri Ndërtimi; Viti 1 & 2 Planifikim Urban.
Afati i aplikimit, deri më datë 25/06/2025.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar:
- Formulari i Aplikimit
- Vërtetim Studenti
- Listë notash
- Portofoli i projekteve
- Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze niveli B2
- CV në gjuhën angleze
- Fotokopje pasaporte
Kriteret kryesore të përzgjedhjes:
- Nota mesatare e studimeve të deritanishme
- Niveli i njohurive të gjuhës angleze
- Portofoli i projekteve
Dokumentat e aplikimit dërgohen online në adresën: glejdi_fejza@universitetipolis.edu.al
Për t’u regjistruar, duhet të plotësoni formularin, të cilin e gjeni në këtë link: https://forms.gle/koy2tadUfG33Zicd9.
Shënim:
Në bazë të kritereve të mësipërme, studentët që do të përfitojnë, do të përzgjidhen nga Bordi i përbashkët i Universitetit Polis dhe Institutit Blekinge.
Për më shumë informacion kontaktoni: glejdi_fejza@universitetipolis.edu.al