BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË SPANJË
2024-10-17 11:33BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË SPANJË
Universiteti POLIS, në kuadër të Projektit Erasmus + KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025, në Universitetin Castilla La Mancha, Spanjë.
Afati i aplikimit, deri në datë 25/10/2024.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Castilla La Mancha, të Spaniës:
– Forma e Aplikimit
– Vërtetim Studenti
– Listë notash
– Portofoli i projekteve
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze niveli B2
– CV në gjuhën angleze
– Fotokopje pasaporte
Kriteret kryesore të përzgjedhjes:
– Nota mesatare e studimeve të deritanishme
– Niveli i njohurive të gjuhës angleze
– Portofoli i projekteve
Dokumentat e aplikimit dërgohen online në adresën: glejdi_fejza@universitetipolis.edu.al
Në këtë thirrje janë të ftuar të aplikojnë studentët e Bachelor & Master në Inxhinieri Ndërtimi.
Për t’u regjistruar, duhet të plotësoni formularin, të cilin e gjeni në këtë link:
https://forms.gle/Twwqi8kZceniHGyB6 ose mund të regjistroheni nga web-i i Universitetit POLIS.
Shënim:
Në bazë të kritereve të mësipërme, studentët që do të përfitojnë, do të përzgjidhen nga Bordi i përbashkët i Universitetetit POLIS dhe Universitetit CASTILLA LA MANCHA.
Për më shumë informacion kontaktoni: flora_krasniqi@universitetipolis.edu.al