BURSË E PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË GJERMANI
2026-04-07 9:02BURSË E PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË GJERMANI
Universiteti Polis, në kuadër të Projektit Erasmus+ KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027, në Universitetin Bauhaus Weimar në Gjermani.
Në këtë thirrje janë të ftuar të aplikojnë studentët e Arkitekturës dhe Inxhinieri Ndërtimi.
Afati i aplikimit, deri më datë 20/04/2026.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar:
- Formulari i Aplikimit
- Vërtetim Studenti
- Listë notash
- Portofoli i projekteve
- Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze niveli B2
- CV në gjuhën angleze
- Fotokopje pasaporte
Kriteret kryesore të përzgjedhjes:
- Nota mesatare e studimeve të deritanishme
- Portofoli i projekteve
Dokumentat e aplikimit dërgohen online në adresën: [email protected]
Për t’u regjistruar, duhet të plotësoni formularin, të cilin e gjeni në këtë link:
https://forms.gle/vTs1PAfJwBB8vHPR8
Shënim:
Në bazë të kritereve të mësipërme, studentët që do të përfitojnë, do të përzgjidhen nga Bordi i
përbashkët i Universitetit Polis dhe Universitetit Bauhaus Weimar.
Për më shumë informacion kontaktoni: [email protected]
Related Posts
Search
Categories
Popular tags