Bursa Studimi

Bursa Studimi

Universiteti POLIS, është një platformë arsimore rajonale në territorin e Ballkanit Perëndimor dhe Mesdheun Lindor, që synon krijimin e një gjenerate të re profesionistësh dhe shkencëtarësh me “përgjegjësi sociale”. U_POLIS ofron një “gamë të fokusuar studimesh në Art-Dizajn, Arkitekturë, Planifikim Urban, Studime Mjedisore, Inxhinieri Ndërtimi, Shkenca Kompjuterike, Eficience Energjitike, Mirëmbajtje Rrjetesh Kompjuterike, Administrim Biznesi, Sipërmarrje, Lidership etj. Kategoria e niveleve të studimeve që ofrohet në U_POLIS konsiston në programet profesionale 2-vjeçare, bachelor, Programe të Intergruara Master 5-vjeçare, Master Profesional 2-vjeçare, Master Shkencor, Master Ekzekutiv dhe Programe Doktorature, si dhe Kurse pas-universitare të formimit të vazhduar etj.

 

1.1 Kriteret e pranimit
Pranimi kryhet në përputhje me parashikimet e Ligjit 80/2015 dhe Urdhërit të përvitshëm të MASR për pranimet e studentëve, si dhe vendimit përkatës të përvitshëm të Senatit Akademik të Universitetit POLIS. APLIKO KËTU

• Shiko këtu listën e programeve Bachelor

• Shiko këtu listën e Programeve të Integruara 5-vjecare. 

Lejohen që të ndjekin studimet në këto programe studimi ata kandidatë që:
Kanë përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave ose zotërojnë një diplomë ekuivalente studimi të fituar jashtë vendit, të njehsuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.
Janë fitues në konkurimin midis kandidatëve aplikantë brenda kuotave të pranimit të paracaktuara çdo vit nga universiteti, të cilat shpallen në mjediset e dukshme dhe në faqen zyrtare të universitetit dhe në Portalin U-Albania në pëputhje me Udhëzimin e përvitshëm nga MASR.

Plotësojnë kriteret e tjera si vijon:
• Mesatarja minimale e përcaktuar nga MASR – kriter përjashtues;
• Mesatarja aritmetike – kriter renditës (me peshë specifike 30%);
• Test pranimi (me alternativa) – kriter renditës (me peshë specifike 70%).

1.2 Mënyra e regjistrimit
Hapat që duhet të ndiqen për tu regjistruar pranë Universitetit POLIS:
• Hapi i parë: Pasi kandidati të ketë plotësuar formularin A1/A1Z, mbështetur dhe në zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe eksperiencat e deri tanishme, në muajin korrik të cdo viti duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit në Portalin e Maturës Shtetërore të Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH – https://ualbania.al/)
• Hapi i dytë: Universiteti POLIS në muajin gusht, shpall listën e aplikantëve për çdo program studimi.
• Hapi i tretë: Po në muajin gusht, Universiteti POLIS shpall listën përfundimtare të fituesve për çdo program studimi.
• Hapi i katërt: Kandidatët fitues kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku janë shpallur fitues duke dorëzuar vetë ose nëpërmjet një personi të autorizuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim.

1.3 Dokumentacioni për regjistrim
Dokumentacioni i nevojshëm për realizmin e regjistrimit përfundimtar pranë Universitetit POLIS, në zbatim të udhëzimit për pranimet e reja nga MASR është subjekt rishikimi i përvitshëm. Gjithsesi dokumentacioni bazë konsiston në shiko këtu.

2.1 Kriteret e pranimit
Në këto programe studimi kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë ata kandidatë që:
• Kanë përfunduar me sukses studimet përkatëse në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licensuar në momentin e regjistrimit të studentit, dhe akredituar në momentin e diplomimit të tij.
• Janë diplomuar jashtë vendit në një program të ciklit të parë, të akredituar. Si dhe të ketë kryer njëhsimin e diplomës pranë QSHA-së, brenda afateve të përcaktuara në udhëzimin e përvitshëm të MASR, për pranimet e reja.

2.2 Mënyra e regjistrimit
• Hapi i parë:
Të gjithë kandidatët e interesuar pasi kanë aplikuar në afatet e caktuara pranë Universitetit POLIS, nga departamentet përgjegjëse realizohet shqyrtimi i dosjeve të kandidatëve sipas kritereve të deklaruara cdo vit në MASR.
• Hapi i dytë: Universiteti POLIS shpall listën e kandidatëve fitues në portalin https://ualbania.al/ për çdo program studimi.
• Hapi i tretë: Kandidatët fitues kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku janë shpallur fitues duke dorëzuar vetë ose nëpërmjet një personi të autorizuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim.

2.3 Dokumentacioni për regjistrim
Dokumentacioni i nevojshëm për realizmin e regjistrimit përfundimtar në këto programe studimi pranë Universitetit POLIS, në zbatim të udhëzimit për pranimet e reja nga MASR është subjekt rishikimi i përvitshëm. Dokumentacioni bazë konsiston në shiko këtu.

• Shiko këtu listën e programeve Master Profesional
• Shiko këtu listën e programeve Master i Shkencave

Universiteti POLIS në bashkëpunim me Universitetin e Ferrares në Itali, organizon programin e përbashkët të ciklit të tretë, Doktoraturë në Arkitekturë dhe Planifikim Urban. Në përfundimin të këtij programi, studentët pajisen me diplomë të dyfishtë, nga Universiteti POLIS, dhe nga ai i Ferrares.
Për më shumë rreth mënyrës së pranimit, organizimit shiko këtu.

Universiteti POLIS në bashkëpunim me Universitetin e Ferrares në Itali, organizon programin e përbashkët të ciklit të tretë, Master Ekzekutiv në Restaurim,Konservim dhe Valorizim të Trashgimisë Kulturore. Në përfundimin të këtij programi, studentët pajisen me diplomë të dyfishtë, nga Universiteti POLIS, dhe nga ai i Ferrares.
Për më shumë rreth mënyrës së pranimit, organizimit shiko këtu.

Universiteti POLIS përves programeve të studimit, për të gjithë personat e interesuar për të thelluar njohuritë dhe për t’u kualifikuar më tej si eksperte në kurse të formimit të vazhduar, tashmë ofron tre të tilla:

  • Vlerësues për tokë bujqësore, tokë pyjore, livadh dhe tokë të pafrutshme.
  • Vlerësues të Pasurive të Paluajtshme Ndërtesë dhe Truall
  • Kursi i Audituesit Energjitik

Programet janë aprovuar/mbështetur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, dhe Ministria e Arsimit. Në përfundim të kursit, kandidatët marrin certifikatën e programit të formimit të vazhduar, e cila lejon më pas pajisjen e kandidatit me licensën përkatëse.

Dokumentacioni për regjistrim
Dokumentacioni i nevojshëm për realizmin e regjistrimit përfundimtar në këto programe studimi pranë Universitetit POLIS, në zbatim të udhëzimit për pranimet e reja nga MASR është subjekt rishikimi i përvitshëm. Dokumentacioni bazë konsiston në shiko këtu.

Universiteti POLIS, me qëllim promovimin e cilësisë, nëpërmjet “Bordit të Themeluesve” dhe “Rektoratit” bën të mundur krijimin e disa politikave stimuluese që ndihmojnë studentët e suksesshëm në tarifën e programit të studimit që ata ndjekin. Ku lehtësim është i lidhur ngushtë me cilësinë e studentëve të cilët duhet të kenë dhe vazhdojnë të mbajnë një mesatare të caktuar, që nga momenti i pranimit dhe deri në diplomim.

Universiteti POLIS ofron tarifa të reduktuara për 3 (tre) kategori studentësh:

  1. Studentë Ekselentë;
  2. Studentë nga e njëjta familje;
  3. Studentë nga shtresat sociale në nevojë.

Për të përfituar këto tarifa të reduktuara studentët duhet të plotësojnë kriteret si vijon.

  1. Studentë Ekselentë dhe Talentet duhet të kenë:
  • mesatare (VKM) mbi 9 (nëntë) – dërguar nga AKP dhe më përputhje me mesataren e shënuar në diplomën e shkollës së mesme;
  • marrë në testin e përgjithshëm të organizuar pranë U_POLIS minimumi 70 % (shtatëdhjetë për qind) të pikëve totale.
  • një talent të caktuar në konkurime dhe evente garuese të Polis ose të tjera kombëtare/ndërkombëtare duke e provuar këtë me dokumentacion.
  1. Studentë nga e njëjta familje, duhet të jenë në një certifikatë familjare dhe të kenë lidhje familjare si më poshtë:
  • Motër – Vëlla;
  • Motër – Motër;
  • Vëlla – Vëlla;
  • Prind – Fëmijë të cilët janë në të njëjtën certifikatë familjare; dhe
  • Burrë – Grua;
  1. Studentë nga shtresat sociale në nevojë do të konsiderohen ata që vërtetohen që i përkasin kategorive (sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi) të mëposhtme nga institucionet që merren me trajtimin e kategorive si më poshtë:
  • Fëmijët jetim;
  • Fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës;
  • Fëmijë nga komuniteti rom;
  • Fëmijë nga familje në pamundësi ekonomike;
  • Studentë që konsiderohen invalid, sipas parashikimeve ligjore; etj.

Kushte:
a) Studentët që bëjnë pjesë në më shumë se një kategori të përfituesve të bursave do të përfitojnë vetëm një tarifë të reduktuar.
b) Ruajnë të drejtën e përfitimit të kësaj burse në vitet pasardhëse akademike ata studentë që marrin 100 % (njëqind për qind) të krediteve të vitit aktual akademik dhe mesatarja e ponderuar (vlera e dalë nga llogaritja sipas formulës: kredit i lëndës pjestim krediti total shumëzuar notën e lëndës, note e cila llogaritet sipas formulës kredit moduli pjestim kredit i lëndës shumëzim notën e marrë nga student për modulin përkatës, kjo për çdo vit akademik) e rezultateve të tyre është e barabartë ose më e madhe se mesatarja hyrëse.

 

 

Kontakto tani nё:
+355 69 408 8111 / +355 69 406 1339
E-mail : marketim@universitetipolis.edu.al

Shёnim: Pagesat e Studimit, pёr tё gjitha degёt, kryhet nё 2 kёste (nё fillim tё çdo semestri),edhe kjo si pjesë e një politike lehtësuese dhe sociale për studentët dhe familjet e tyre