APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Alumni – Histori Suksesi

Alumni – Histori Suksesi

Rezart Struga

Rezart Struga, POLIS Alumni në Arkitekturë dhe Dizajn Urban me formim të mëtejshëm në Dizajn të Aplikuar dhe Financë-Kontabilitet, është arkitekt, auditues energjetik dhe bashkëthemelues i STUDIOARCH4 dhe ARCHITECH, me përvojë në projektim dhe menaxhim projektesh, ndërsa kontribuon edhe si Asistent Lektor në Universitetin POLIS.

Xhesika Berisha

Xhesika Berisha, POLIS Alumni në Art & Dizajn dhe Master në Dizajn të Aplikuar, është dizajnere grafike me mbi 12 vite përvojë në branding dhe komunikim vizual për klientë në Shqipëri dhe Evropë, ndërsa paralelisht kontribuon edhe si lektore me kohë të pjesshme në Universitetin POLIS, duke ndërthurur praktikën profesionale me mentorimin e studentëve.

Arjana Hereni

Arjana Hereni (Hasani), POLIS Alumni në Inxhinieri Ndërtimi, jeton dhe punon në New York ku diploma e saj është njohur plotësisht, duke ndërtuar një karrierë të suksesshme në NYC Department of Buildings dhe aktualisht duke shërbyer si Chief Plan Examiner për Specialized Engineering & Construction Safety.

Besart Gjana

Besart Gjana, POLIS Alumni në Arkitekturë dhe Dizajn Urban, ka ndërtuar një karrierë ndërkombëtare duke punuar nga I.N.C.O dhe Metro_POLIS te Stefano Boeri Architetti dhe aktualisht si Project Coordinator në Settanta7, ndërsa prej vitit 2024 kontribuon si Adjunct Professor në Universitetin POLIS, duke sjellë përvojën profesionale në formimin e brezave të rinj.

Felissia Veliu

Felissia Veliu, POLIS Alumni në Arkitekturë dhe Dizajn, pas eksperiencës disa vjeçare në studio arkitekture, prej vitit 2016 kontribuon pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit në proceset e kontrollit të zhvillimit në koordinim me arkitektë vendas dhe ndërkombëtarë, ndërsa mban edhe angazhime akademike si pedagoge në UNYT dhe Adjunct Professor në Universitetin Polis.

Franc Linxa

Franc Linxa, POLIS Alumni, është arkitekt dhe dizajner urban me përvojë mbi 6 vite pranë Metro_POLIS si arkitekt dhe koordinator projektesh, si edhe asistent pedagog në Universitetin POLIS, aktualisht Project Coordinator në studio Settanta7 dhe pedagog i jashtëm në POLIS, duke kombinuar praktikën ndërkombëtare me angazhimin akademik.