Aktivitete Trajnuese
2025-10-19 14:59Aktivitete Trajnuese
Rritja dhe forcimi i kapaciteteve të stafit të NJBSC
Universiteti POLIS është pjesë e projektit QA-SURE “Përmirësimi i Strategjive të Sigurimit të Cilësisë Universitare drejt Ekselencës”, i bashkëfinancuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian, bazuar në Marrëveshjen e Grantit nr. 101129398-ERASMUS-EDU-2024-CBHE- STRAND-1.
Konsorciumi i projektit përbëhet nga 7 institucione arsimore të larta, prej të cilave 5 janë nga Ballkani Perëndimor dhe 2 nga Bashkimi Evropian. Projekti ka një kohëzgjatje prej 24 muajsh, prej datës 30.12.2023 deri më 30.11.2025 (https://qa-sure.com/)
Qëllimi kryesor i projektit është trajnimi i stafit administrativ dhe akademik, si dhe i studentëve, mbi sigurimin e cilësisë, për të garantuar një përgatitje më të mirë dhe një përfshirje gjithëpërfshirëse në zhvillimin e produkteve administrative dhe akademike të institucioneve partnere. Projekti fokusohet veçanërisht në dizajnin e produkteve të shërbimit dhe studimit, duke forcuar kapacitetet e brendshme dhe standardet e cilësisë brenda universiteteve pjesëmarrëse.
Në kuadër të projektit, trajnimet janë realizuar nga partnerët nga Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut, si më poshtë:
- Trajnim për stafin akademik nga Republika e Kosovës dhe Shqipëria në gusht 2024 në Shqipëri (Dr. Emi Hoxholli, Dr. Kledja Canaj, Dr. Flora Krasniqi, Msc. Marsela Jupas, Msc. Anjeza Dajzmaili, Msc. Anisa Sfrati);
- Trajnimi për stafin akademik nga Republika e Kosovës dhe Shqipëria në tetor 2024 në Republikën e Kosovës (Dr. Manjola Hoxha, Dr. Elona Karafili, Dr. Flora Krasniqi);
- Trajnimi i Studentëve në Shqipëri në Gusht 2024 (studentët në programin e doktoratë Kejsi Veselagu, Sadmira Malaj, Dejvi Dauti);
- Trajnim Administrativ për stafin administrativ nga Republika e Kosovës dhe Shqipëria në gusht 2024 në Republikën e Kosovës (Dr. Elona Karafili, Dr. Flora Krasniqi);
- Trajnim Administrativ për stafin administrativ nga Republika e Kosovës dhe Shqipëria në
gusht 2024 në Shqipëri (Dr. Emi Hoxholli, Msc. Anjeza Dajzmaili); - Webinar “Reviewing and Updating QA Policies to Align with ESG Standards” në Janar 2025, (Dr. Emi Hoxholli, Dr. Manjola Hoxha, MSc. Marsela Plyku).
Informacioni i detajuar mbi trajnimet e përmendura më sipër gjendjet në dokumentin e publikuar në këtë link.
B. Për më tepër, si pjesë e projektit QA-SURE “Përmirësimi i Strategjive të Sigurimit të Cilësisë Universitare drejt Ekselencës”, (https://qa-sure.com/) anëtarët e NJBSC-së:
- Prof. Asoc. Merita Guri (staf akademik) dhe Msc. Anjeza Dajzmaili (staf administrative) kanë qenë pjesë e vizitës studimore në datat 15-16 Prill 2024 pranë South East European Unviversity në Tetovë, Maqedoni e Veriut.
- Anisa Gjini dhe Anisa Sfrati (staf administrative) kanë qenë pjesë e një vizite studimore në Slloveni për çështjet e cilësisë në datat 20-21 Qershor 2024;
- Marsela Plyku (stafi akademik ) dhe Anjeza Dajzmaili (stafi administrative) kanë qënë pjesë e një vizite studimore në Slloveni, Piran EMUNI University për çështjet e cilësisë në datat 23-26 Mars 2025
Detaje mbi vizitat studimore janë të disponueshme në lidhjen.
Si pjesë e një politike të brendshme për rritjen institucionale, Universiteti POLIS nxit, identifikon dhe mbështet kualifikimin e mëtejshëm të stafit akademik duke ofruar trajnim të brendshëm (nëpërmjet angazhimit të ekspertëve të jashtëm vendas dhe të huaj). Disa prejt tyre si më poshtë vijon:
- Arsimi i lartë, kërkimi shkencor dhe inovacioni: tendencat globale/europiane, dhe si
pasqyrohen ato në Shqipëri – Prof. Dr. Myqerem Tafaj - Strategjia dhe politikat e arsimit të lartë në Shqipëri – Geron Kamberi
- Çështje aktuale dhe në zhvillim të cilësisë kombëtare/europiane – Prof. Dr. Dhurata Bozo