APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

ZMSKK & Eventet

ZMSKK & Eventet

Zyra e Mbështetjes së Studentëve dhe Kёshillimit tё Karrierёs (ZMSKK) ёshtё njё njёsi e cila asiston dhe ndjek studentet, si gjatё kohёs sё ndjekjes sё studimeve, ashtu edhe pas mbarimit tё saj, duke krijuar njё database me tё dhёna pёr karrierёn, suksesin dhe vёshtirёsitё e studentёve gjatё pёrshtatjes nё treg, arritjet e tyre, lobimin pёr mbrojtjen e te drejtave tё profesionit, pёrmes shoqatёs AUA (Unioni i Arkitektёve, Urbanistёve dhe Planifikuesve Urbanё), ruajtjen e lidhjes me POLIS pёrmes Shoqatёs ALUMNI, inkurajimin e frymёs sё bashkёpunimit si komunitet, mbёshtetjes dhe filantropisё. Qëllimi ZMSKK si strukturë në vetvete është i orientuar drejt mbajtjes së kontaktit të vazhdueshem si dhe dhënies së informacionit shumëdrejtimesh. Informacioni përmbledh informacion për studime, programe të ndryshme, orientim për karrierën ose orientimin profesional si dhe këshillim individual ose në grup.

Kjo zyrё bashkёpunon ngushtё me drejtuesit e Shoqatёs Studentore dhe tё Shoqatёs Alumni.

Veprimtaritë dhe detyrat kryesore të Zyrës së Mbështetjes së Studentëve dhe Këshillimit të Karrierës janë:

  • Informimi i studentëve dhe sigurimi i transparencës së plotë për çështjet e aspektet akademike, mësimore dhe shkencore si dhe me të drejtat e detyrat e tyre;
  • Orientimi i studentëve në shkollimin dhe gjatë shkollimit për zgjedhjen e fushave formuese specifike dhe mundësive të formimit që ofron universiteti;
  • Orientimi dhe njohja e studentëve me tregun e punës në përgjithësi dhe mundësitë e veçanta e të momentit për punësimin duke ndërmjetësuar këtë proçes;
  • Të mbajë kontakte individuale me studentët edhe pas diplomimit e punësimit të tyre duke marrë në mënyrë të vazhduar feedbackun e tyre;
  • Të kryejë studime të përditësuara të tregut të punës dhe identifikimin e kërkesave të tij dhe ti vërë ato në dispozicion të studentëve.
  • Rregullon dhe siguron përfshirjen e studentëve në vendimmarrje, në proçeset e aktivitetet kryesore që lidhen me mësimdhënien dhe aktivitetet e tjera kërkimore e zhvilluese si dhe shërbimet që u ofrohen.

Përgjegjësi për Diversitetin dhe Përfshirjen

Roli i “Oficerit për Diversitetin” ka për qëllim hartimin dhe zbatimin e iniciativave që promovojnë barazinë, aksesueshmërinë dhe përfshirjen për të gjithë, duke u mbështetur në parimet themelore të barazisë. Objektivi kryesor është zhvillimi i iniciativave gjithëpërfshirëse në funksion të të gjithë përdoruesve të institucionit POLIS.

Detyrat dhe përgjegjësitë përfshijnë:

    1. Hartimin dhe zbatimin e strategjive, përfshirë përgatitjen dhe/ose përditësimin e rregulloreve, programeve dhe praktikave që promovojnë barazinë dhe aksesueshmërinë në institucion, me synim garantimin e një mjedisi të barabartë dhe të aksesueshëm për të gjithë studentët dhe stafin akademik.
    2. Bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm me fakultetet, departamentet dhe njësitë e tjera për integrimin e parimeve të barazisë në kurrikula, si dhe për zhvillimin e praktikave arsimore gjithëpërfshirëse. Kjo përfshin monitorimin, raportimin dhe përditësimin e strategjive të zbatuara, duke siguruar përputhshmërinë e vazhdueshme me rregulloret në fuqi dhe ndryshimet e tyre.
    3. Nxitjen e angazhimit të studentëve për mbështetjen dhe promovimin e diversitetit në kampusin universitar, si dhe adresimin e sfidave apo problematikave që bien ndesh me parimet e përfshirjes.
    4. Kontributin në zhvillimin profesional të stafit akademik, administrativ dhe komunitetit studentor, në funksion të rritjes së ndërgjegjësimit kulturor dhe informimit mbi nevojat e personave me aftësi të ndryshme, si dhe për ndërtimin e një mjedisi studimi dhe pune të bazuar në respekt dhe barazi.
    5. Mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, si dhe kryerjen e vlerësimeve për të monitoruar progresin në zbatimin e rregulloreve dhe parimeve gjithëpërfshirëse, duke siguruar komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e njësive përkatëse.
    6. Nxitjen e përfshirjes së komuniteteve përmes organizimit të aktiviteteve akademike dhe kulturore, si dhe krijimin e partneriteteve me organizata komunitare që mbështesin iniciativa gjithëpërfshirëse, duke promovuar integrimin e grupeve të ndryshme, përfshirë personat me aftësi të ndryshme.

Zbatimi dhe promovimi i rregulloreve përkatëse, në përputhje me strategjitë dhe standardet e Bashkimit Evropian, me qëllim sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm.

Çdo student që e konsideron veten me aftësi ndryshe për shkak të një gjendjeje shëndetësore apo rrethanave të tjera personale dhe ka nevojë për një mbështetje më të veçantë nga ana e universitetit për ndjekjen normale të procesit mësimor, pa asnjë kushtëzim nga këta faktorë të përmendur më sipër, mund të ndihet i lirë të plotësojë formularin në vijim:

Pyetësori për Mbështetjen dhe Aksesueshmërinë e Studentëve

 

Zyra e Mbështetjes së Studentëve dhe Këshillimit për Karrierën e Universitetit POLIS, tashmë është pjesë e dy projekteve:

Projekti “GRADUA”, së bashku me partnerë të tjerë shqiptarë dhe të huaj për të mundësuar aksesimin në rrjetin profesional të platformës online dhe duke kontribuar në punësimin e studentëve.

Referenca e projektit:
Erasmus + CBHE Program:
Graduates Advancement and Development of University capacities in Albania/ GRADUA
585961- EPP-1-2017-1-AL-EPPKA2-CBHE-SP (2017-2021)

Çfarë është GRADUA?
Gradua është një platformë online, e financuar nga Komisioni Evropian përmes nismës Erasmus +, e cila synon të mbështesë universitetet dhe studentët shqiptarë duke krijuar një sistem interaktiv të dhënash dhe një model që përputhet me kërkesën me ofertën e punësimit të të diplomuarve. Platforma synon të bashkojë kërkesën dhe ofertën në tregun e punësimit, duke u ofruar studentëve të diplomuar mundësinë e:

  • Përdorimit të lirë të platformës duke krijuar një Curriculum Vitae Profesionale (të cilën studentët mund ta pasurojnë me kalimin e kohës dhe t’a kenë të dukshme për punësimin e kompanive dhe institucioneve
    • Qasjes së lehtë në informacion mbi mundësitë e punës / praktikat profesionale, kurset ose trajnimet nga kompani dhe biznese të ndryshme
    • Aplikimit direkt për vende pune për anëtarët e rrjetit
    • Krijimi i lehtë i Curriculum Vitae i cili mund të shkarkohet lehtësisht dhe të përdoret në mediume të ndryshme.

Universiteti POLIS është partner në këtë projekt, duke u angazhuar në një proces ku studentët e diplomuar kanë mundësi të përballen me mundësi të shumta, jo vetëm në rrjetin profesional universitar por edhe më gjerë në tregun kombëtar.

Studentët, veçanërisht ata në vitin e fundit të studimeve inkurajohen të regjistrohen , për të përfituar nga ky mundësitë e punësimit që ofron rrjeti.

Projekti “IDEA”, drejtuar nga Universiteti POLIS, i cili synon të adresojë një nga sfidat kryesore me të cilat Europa dhe rajoni i Ballkanit në veçanti, do të përballet deri në fund të viteve 2020 dhe të mbështesë axhendën e politikave evropiane për barazi dhe përfshirje sociale në IAL.

Referenca e projektit:
Inclusive Tertiary Education in West Balkans/ IDEA;
 618859-EPP-1-2020-1-AL-EPPKA2-CBHE-JP (2021-2024)

Kalendari i Eventeve 2024-2025
Dokumente të rëndësishme