FAD
2026-03-05 13:43FAD
Fakulteti i “Arkitekturës dhe Dizajnit” (FAD) është një fakultet ndërdisiplinor që zhvillon profesionistë të gatshëm për tregun lokal dhe global, duke shkrirë njohuri që burojnë nga fushat: art-dizajn i aplikuar, arkitekturë-urbanistike, si dhe inxhinieria e ndërtimit (strukturë). Arti, Arkitektura dhe Ndërtimi përbëjnë një ekosistem mijëravjeçar, i cili eksplorohet dhe aplikohet në FAD me metodat pedagogjike dhe shkencore më të avancuara, si parametricizmi dhe aplikimi i teknologjive bashkëkohore dhe eksperimentale.
FAD, si pjesë e Universitetit POLIS, është ndërkohë anëtar i elitës së Shkollave Europiane të Arkitekturës dhe Dizajnit (AEEA/EAAE, EAHN, ECAADE), si dhe të Inxhinierisë së Ndërtimit (EUCEET). Programet e studimit të këtij fakulteti kanë treguar qëndrueshmëri të lartë në kohë, duke kaluar faza të rëndësishme të akreditimit dhe anëtarësimit ndërkombëtar, si edhe duke i paraprirë dinamikave të tregut të punës. Reputacioni i POLIS në vend në këto fusha është maksimal.
Mësimdhënia jonë karakterizohet nga një angazhim i ngushtë me studentët, si dhe nga risi të vazhdueshme në programe dhe metoda pedagogjike. Studentët tanë zhvillojnë një mendësi lokale, europiane dhe globale, duke marrë pjesë në kultura të shumta përmes programeve të shkëmbimit, duke u angazhuar në punë ekipore dhe duke qenë në kontakt me staf vendas dhe të huaj. Ky fakultet ka një mision të fortë në shoqëri, duke ofruar shërbime dhe konsulencë për komunitetet dhe autoritetet vendore. Ai ka një bashkëveprim dhe simbiozë të shkëlqyer me Studion e Projektimit Metro_Polis, sh.p.k., të afiliuar pranë Universitetit POLIS.