Bachelor në Shkenca Kompjuterike (180 ECTC, 3 vite akademike, me kohë të plotë)
Profili profesional
Qëllimi i Programit të Studimit Bachelor në Shkenca Kompjuterike është që të përgatisë ekspertë të aftë për të kuptur dhe menaxhuar një sërë teknologjish të avancuara nëpërmjet të cilave përmirësojnë dhe ndërtojnë sisteme dhe aplikacione që ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të sotme duke shkëmbyer aftësitë dhe njohuritë me komunitetin në fushën e informatikës dhe teknologjisë së informacionit.
Objektivat formuese të programit të studimit:
Programi Bachelor në Shkenca Kompjuterike përgatit studentët për të arritur karrierën e mëposhtme dhe arritjet profesionale brenda disa viteve të diplomimit, duke i përgatitur të jenë në gjendje të: ➢ kryejnë karrierë të suksesshme në disiplinat e shkencave kompjuterike dhe / ose ndjekja e studimeve pasuniversitare në këtë fushë; ➢ të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre përmes mësimit gjatë gjithë jetës dhe përshtatja me tregjet dhe teknologjitë në zhvillim; ➢ të marrin pozicione drejtuese me qëllim përmirësimin e shërbimeve në këtë fushë dhe gjithashtu të iniciojnë biznese që ofrojnë zgjidhje inovative; ➢ të veprojnë me ndërgjegje rreth potencialeve dhe përgjegjësive të profesionit informatik në kontekstin e shkencës, teknologjisë, shoqërisë dhe njerëzimit;
Mundësitë për punësim
Duke pasur parasysh përhapjen dhe zhvillimin e teknologjisë kompjuterike sot në shoqëri ka shumë mundësi të ndryshme pune për studentët e diplomuar në shkenca kompjuterike. Disa nga mundësitë e punësimit që programi Bachelor në Shkenca Kompjuterike ofron janë si vijon: ➢ Analist i sistemeve software, bën të mundur kontrollimin e rrjedhjes së informacionit; ➢ Konsulent i sistemeve software, ndihmon në përpunimin e informacionit; ➢ Inxhinier software, Programues sistemi; ➢ Analist i bazës së të dhënave, harton dhe krijon programe për të mbledhur, ruajtuar dhe analizuar të dhëna nga biznesi, qeveria ose dhe institucione të tjera; ➢ Programues i inteligjencës artificiale; ➢ Operator dhe menaxhues i sistemeve të informacionit; ➢ Admistrator i sistemeve dhe/ose i bazës së të dhënave; ➢ Specialist i sigurisë kompjuterike; ➢ Menaxhues / konsulent IT; ➢ Specialist i telekomunikacionit dhe konsulent rrjetesh;
PROGRAMI MËSIMOR
Semestri I
FizikëFizika është shkenca e cila studion ligjet themelore të gjithësisë duke iu referuar lëndës dhe energjisë si dhe bashkëveprimin midis tyre. Në këtë kurs studentët e Shkencave Kompjuterike formohen me njohuritë bazë të fizikës, duke përfshirë këu njohuri mbi lëvizjen, mbi energjinë, mbi forcat, mbi elektricitetin e keshtu me radhë. Fizika është shkenca nëpërmjet së cilës njerëzit përpiqen të shpjegojnë dukuritë natyrore. Fizika përshkruhet edhe si “shkencë themelore”, sepse fusha të tjera si kimia dhe biologjia hulumtojnë sisteme, veçoritë e të cilëve varen nga ligjet e fizikës. Për këtë arsye ky program shërben si një bazë e qendrueshme për lehtësimin e përvetësimit të disiplinave bazë të specialitetit të shkencave kompjuterike që do të zhvillohen në vijim.
Analizë Matematike 1Analizë Matematike është një nga disiplinat bazë të matematikës. Eshtë një disiplinë formuese dhe me karakter zbatues. Përvec zbatimeve të saj të shumta në praktikë, përvetësimi i njohurive bazë të saj është një domosdoshmëri për të gjitha shkencat ekzakte. Më e theksuar bëhet tani, kur zhvillimi i informatikës ka arritur në nivele shumë të larta dhe përvetësimi i njohurive matematike merr rëndësi të vecantë. Inxhinierët dhe informaticienët e ndjejnë më shumë se kushdo tjetër nevojën e dijeve bazë nga Analiza Matematike. Lënda e matematikës është konceptuar si një rritje graduale e njohurive matematike në funksion të kërkesave që shtrohen sot në fushën e informatikës. Me zhvillimin e vrullshëm të shkencave kompjuterike, duke parë lidhjen e ngushtë të këtyre shkencave me disiplinën e matematikën, është synuar që njohuritë matematike që do të jepen, të jenë në funksion të këtij misioni. Programi synon që ti pajisë studentët me njohuritë e nevojshme matematike dhe ti zbatoje ato në praktikë. Gjithashtu programi synon në rritjen e aftësive intuitive të të menduarit.
Web ProgrammingKy program synon të orientojë studentët drejt praktikave më të mira të web design dhe ndërtimit të një faqeje web, duke përfshirë të gjitha aspektet kryesore të këtij procesi. Studentët do të fitojnë njohuri për teknologjitë bazë të World Wide Web dhe funksionimin e një website në çdo aspekt të tij. Përmes njohjes së bazave të web design, si HTML dhe CSS, si dhe qasjes në JavaScript, studentët do të kuptojnë më thellë se si funksionon një website. Përveç aftësive teknike, kursi përfshin koncepte si përdorshmëria, aksesi, privatësia dhe siguria e faqes së internetit. Gjatë kursit, studentët do të kenë mundësinë të zbatojnë njohuritë e marra në projekte të pavarura ose në grup, duke përfshirë aplikimin e HTML, CSS dhe JavaScript për të krijuar faqe web funksionale dhe interaktive. Njohuritë jane pasqyruar më së miri në projektet që ata do të realizojnë në mënyrë të pavarur ose në grup.
Shkrim AkademikShkrimi Akademik është një lëndë e plotësuese, që u ofron studentëve konceptet bazë, si dhe mjetet e nevojshme për të realizuar në mënyrë të pavarur punime shkencore, si artikuj shkencorë, ese, strukturën e një punim diplome kërkimore, nje shkrim, si dhe mënyrën e prezantimit të këtyre punimeve akademike. Njohja e saktë e metodave dhe metodologjisë të shkrimit akademik si mjete të domosdoshme të kërkimit dhe inovacionin që mundësojnë që të arrihen rezultate dhe njohuri të reja apo te korrigjohen ato eksistuese. Lënda do të ndihmojë studentin në njohjen e rregullave gjatë proçesit të hulumtimit. Metodologjia e hulumtimit shkencor ka për synim t’i aftësojë studentët për teorinë dhe teknikat e hulumtimit akademik, ku do të përfshihen leksione dhe diskutime për fazat e procesit hulumtues shkencor, siç mund të jenë: zgjedhjet e temave, hipotezat, mbledhja e materialit shkencor,, struktura e tekstit, diskursi akademik, format e citateve, referencave.
AnglishtKy kurs është kryesisht i bazuar në seminare dhe zhvillohet tërësisht në anglisht. Ai mëson bazat e gjuhës angleze të zbatueshme për fushën specifike te studimit: Shkenca Kompjuterike. Ai fokusohet në përmirësimin e gjuhës angleze duke zhvilluar fjalorin dhe aftësitë e leximit, si dhe metodat e komunikimit. Studentët kanë zbatuar aftësitë dhe njohuritë që zhvillohen nga aktivitetet e leximit dhe analizës së gjuhës dhe kanë ndjekur procesin e shkrimit, rishikimit dhe redaktimit për të prodhuar tekste të sakta që kanë qëllim dhe kuptim të qartë komunikues. Kjo lëndë ka trajtuar tema duke përfshirë punën me numrat, aksesorët kompjuterikë, hardueri dhe softuerin kompjuterik, sistemet operative, etj. Në përfundim të kursit, studentët kanë përfituar disa kompetenca si aftësi të avancuara të gjuhës angleze dhe komunikimit për t’u shprehur me rrjedhshmëri, saktësi dhe besim më të madh. Koncepte të reja në anglisht të cilat përfaqësojnë njohuri themelore për fushën e tyre specifike. Aftësi të nevojshme si shkrimi, të folurit, leximi dhe prodhimi me gojë, të diskutojë dhe t’u përgjigjet çështjeve të një artikulli/materiali të caktuar.
Hyrje në ProgramimMe një mbarim të suksesshëm të kursit, studenti do të jete në gjendje të shkruajë dhe testojë aplikime të thjeshta në Java që kërkojnë perdorimin e disa elementëve bazë të programimit si përdorimi i variablave, konstanteve, tabelave, përdorimi i konditave, cikleve, futjen e të dhënave në program dhe daljen e rezultateve. Të jetë në gjendje të strukturojë programin duke përdorur metodat ose funksionet që mund të ripërdoren në pjesë të ndryshme të programit. Të përshkruajë principet bazë të programimit te orientuar në objekte dhe t’i aplikojë ato në dezinjimin e një projekti. Të përdorë derivimin e klasave dhe polimorfizmin në mënyrë efikase. Të krijojë një aplikim me disa klasa. Të krijojë një dokumentacion dhe teknikë të pastër. Lënda ka proceduar në dy nivele: leksionet ku është diskutuar si të dezinjohet, testohet, doumentohet një program dhe seminaret ku do të programohet konkretisht në një ambient pune që do të shoqërojë materialin e leksionit.
Semestri II
Analizë MatematikeAnalizë Matematike 2 si vazhdim i lendes Analizë Matematike 1, është një nga disiplinat bazë të matematikës. Eshtë një disiplinë formuese dhe me karakter zbatues. Përvec zbatimeve të saj të shumta në praktikë, përvetësimi i njohurive bazë të saj është një domosdoshmëri për të gjitha shkencat ekzakte. Si vijim i Analizës Matematike 1, në këtë kurs studenti merr njohuri më të avancuara dhe të thelluara që i aplikon ne disa aspekte të fushës së tij të studimit. Studenti do të zbatojë njohuritë matematike në praktikë. Nevoja për të pasur njohuri më të thelluara që merren në këtë kurs është berë më e theksuar tani, kur zhvillimi i informatikës ka arritur në nivele shumë të larta. Inxhinierët dhe informaticienët e ndjejnë më shumë se kushdo tjetët nevojën e dijeve bazë nga Analiza Matematike.
Algjebër dhe GjeometriDisiplinat matematikore të Algjebrës dhe Gjeometrisë janë nga disiplinat bazë të matematikës. Ato janë disiplina formuese dhe me karakter zbatues. Përveç zbatimeve të shumta në praktikë, përvetësimi i njohurive bazë të tyre është një domosdoshmëri për të gjitha shkencat ekzakte. Inxhinierët e ndjejnë më shumë se kushdo tjetër nevojën e dijeve bazë nga këto disiplina matematike. Lënda është konceptuar si një rritje graduale e njohurive matematike në funksion të kërkesave që shtrohen sot në fushën e inxhinierisë së ndërtimit. Me zhvillimin e vrullshëm të shkencave inxhinierike, duke parë lidhjen e ngushtë të këtyre shkencave me disiplinën e matematikës, është synuar që njohuritë matematike që do të jepen, të jenë në funksion të këtij misioni. Temat e përzgjedhura synojnë të jenë në funksion edhe të disiplinave të tjera që zhvillohen në këtë universitet. Gjithashtu, programi synon rritjen e aftësive intuitive të të menduarit.
Probabilitet dhe StatistikëKursi ofron konceptet bazë të treguesve dhe metodave statistikore në shërbim të lehtësimit të procesit të vendimmarrjes, duke vënë theksin në zbatimin e disa teknikave sasiore në zgjidhjen e problemeve të ndryshme të biznesit e shoqërisë. Gjatë kursit, u prezantuan treguesit bazë statistikorë, metodika të ndryshme statistikore, struktura standarde dhe aplikacione që mundësojnë përpunimin e të dhënave mikro, si dhe përgatitjen e tabelave përmbledhëse statistikore. Krahas metodikave dhe treguesve, në këto leksione do të prezantohen edhe mjete të ndryshme statistikore që rekomandohen nga organizmat statistikorë ndërkombëtarë (Eurostat), dhe janë pjesë e metodikave ndërkombëtare statistikore si nomenklaturat, regjistrat, metodika llogaritjesh etj. Pjesë e këtyre leksioneve janë edhe prezantimet që lidhen me bazat e të dhënave statistikore të krijuara nga agjenci të ndryshme statistikore, por që janë shumë të vlefshme për përdorim në punën e përditshme. Studentët njihen me konceptet bazë të treguesve themelorë të statistikave, programin e statistikave zyrtare, mesataren, variancën, regresionin, hipotezat, kampionin, vrojtimin, vrojtimin me zgjedhje, pyetësorin, vëllimin e zgjedhjes, indekset, SPSS.
Database Design ConceptsBaza e të dhënave është një koleksion të dhënash të ndërlidhura. Me të dhëna nënkuptojmë fakte të njohura që mund të regjistrohen dhe që kanë kuptim të nënkuptuar. Bazat e të dhënave luajnë një rol kritik në pothuajse të gjitha fushat ku kompjuterët përdoren, duke përfshirë biznesin, tregtinë elektronike, mediat sociale, inxhinierinë, mjekësinë, gjenetikën, ligjin, arsimin dhe shkencën e bibliotekës. Fjala “bazë e të dhënave” përdoret aq shpesh sa duhet të fillojmë duke përcaktuar se çfarë është një bazë të dhënash. Studentët arrijnë të përcaktojnë se çfarë është një bazë të dhënash, për çfarë shërben dhe se si funksionon ajo. Lënda ka si objektiva kryesore dhënien e dijeve mbi metodat e konceptimit të bazave të të dhënave, për sa i përket përcaktimit, aksesimit, trajtimit dhe kontrollit të të dhënave në mënyrë të pavarur nga teknologjitë e menaxhimit të bazave të tyre. Më pas, duke u mbështetur në teoritë e mësipërme, jepen njohuri të përgjithshme dhe aplikative mbi një ose dy teknologji të menaxhimit të bazave të të dhënave, me pikësynim zbatimin e njohurive teorike të fituara.
Arkitektura e KompjuteraveKy kurs njeh studentët me konceptet bazë të arkitekturës moderne të organizimit të kompjuterit, me modulet kryesore përbërëse të strukturës së kompjuterit dhe funksionimin e brendshëm të tyre. Njohja me hardware-in e makinës dhe ndërfaqen e tij me pjesën software, bashkëveprimi midis tyre për t’i ofruar përdoruesit funksionet kryesore të një kompjuteri, si edhe programimi në gjuhën assembler janë gjithashtu në fokus të lëndës. Kursi trajton formatet e ndryshme të përfaqësimit të të dhënave në makinë, veprimet e ndryshme që kryen mbi këto të dhëna, si dhe njësitë kryesore që marrin pjesë në modifikimin e tyre. Kursi prezanton studentët me nocionet bazë mbi organizimin dhe arkitekturën e sistemit të memories, hierarkinë, kujtesën virtuale, lidhjet me pajisjet input-output të sistemit, instruksionet makinë, strukturën dhe funksionet e CPU-së dhe njësisë së kontrollit. Studenti do të mësojë të shfrytëzojë pipeline-in si një mjet për të përmirësuar performancën e sistemit. Në përfundim, studentët do të jenë të aftë të analizojnë dhe të gjejnë zgjidhje për problemet dhe shqetësimet aktuale të projektimit.
Semestri III
Inxhinieri SoftwareKy kurs u ka mundësuar studentëve një kuptim të thellë të parimeve të Inxhinierisë Softuerike. Ai është strukturuar në tre komponentë kryesorë: mësime teorike, ushtrime praktike që përfshijnë raste studimore dhe shembuj në inxhinierinë softuerike, si dhe një projekt në grup të zhvilluar nga studentët. Përmbajtja teorike është ndarë në katër pjesë: parimet e inxhinierisë moderne të softuerit; UML, një gjuhë për inxhinierinë softuerike; Essence, një gjuhë dhe grup mjetesh për të përcaktuar metodat dhe praktikat në inxhinierinë softuerike; dhe aplikimet e metodologjive të inxhinierisë softuerike për zhvillimin e softuerit në shkallë të vogël dhe të gjerë. Në përfundim të kursit, studentët kanë përvetësuar metodologjitë kryesore dhe moderne të inxhinierisë softuerike, përdorimin e UML-së për komunikim efektiv, përdorimin e Essence (standardi OMG për inxhinierinë softuerike), si dhe kuptimin e parimeve dhe bazave të inxhinierisë së softuerit, duke i zbatuar ato në zhvillimin e përgjithshëm të softuerit.
Strukturat e të DhënaveKy kurs u ka mundësuar studentëve të thellojnë njohuritë në strukturat e avancuara të të dhënave në gjuhën Java, duke përfshirë pemët, pemët binare të kërkimit, tabelat Hash, strukturat Heap, radhët prioritare dhe grafet. Çdo strukturë është shoqëruar me zgjidhje të problemeve praktike, duke zbatuar algoritme specifike për secilën. Studentët kanë zhvilluar aftësitë për të implementuar këto struktura të të dhënave dhe algoritme, si pjesë e detyrave praktike dhe gjatë orëve të leksionit, me theks të veçantë në përdorimin e programimit të orientuar në objekte në Java.
Gjatë kursit, studentët kanë punuar në projekte të personalizuara, ku kanë zgjedhur një problem konkret dhe kanë zhvilluar zgjidhje të mbështetura në struktura të të dhënave dhe algoritme të përshtatshme për problemin e përzgjedhur. Në përfundim, secili student ka mbrojtur projektin e tij, duke prezantuar zgjidhjen e zbatuar dhe duke analizuar efikasitetin dhe përshtatshmërinë e strukturave dhe algoritmeve të përdorura. Ky proces ka konsoliduar njohuritë e studentëve në dizenjimin dhe implementimin e strukturave të të dhënave, duke u dhënë atyre aftësi praktike për zgjidhjen e problemeve komplekse me Java.
Analizat e SistemeveKy kurs u ka ofruar studentëve njohuri mbi metodologjitë për ndërtimin e Sistemeve të Informacionit cilësore dhe efikase, duke kombinuar Teknologjinë e Informacionit, burimet njerëzore dhe të dhënat, në përputhje me kërkesat specifike të bizneseve. Gjatë kursit, studentët janë aftësuar të konceptojnë fazat e implementimit të një Sistemi Informacioni, duke përdorur metodologjitë e Menaxhimit të Projekteve për ndjekjen e këtyre fazave. Gjithashtu, studentët kanë zhvilluar aftësinë për të realizuar analiza të strukturuara dhe për të dizenjuar Sisteme Informacioni, me një përqendrim të veçantë në përdorimin e metodologjive UML dhe ERD për dizenjimin e bazave të të dhënave.
Me përfundimin e kursit, studentët kanë përvetësuar konceptet kryesore të analizës së sistemeve, duke mësuar të kuptojnë, modelojnë dhe përmirësojnë sistemet për t’i bërë ato më efikase dhe për të shtuar vlerë. Gjithashtu, kursi ka mundësuar zhvillimin e aftësive në menaxhimin e projekteve, kuptimin e sistemeve, identifikimin e problemeve, inovacionin dhe zhvillimin e sistemeve të reja, si dhe përdorimin e metodave interaktive për mbledhjen e informacionit të nevojshëm për analizë dhe dizajnim.
Hyrje në Telekomunikim dhe Rrjetet KompjuterikeKy kurs u ka ofruar studentëve një prezantim të plotë mbi sistemet e telekomunikacionit. Studentët kanë përfituar njohuri mbi sistemet satelitore të komunikimit, përfshirë funksionalitetet e arkitekturës së tyre dhe protokollet bazë të ndërveprimit. Kursi gjithashtu ka trajtuar sistemet e sinjalizimit në telekomunikacion, duke përfshirë arkitekturën dhe protokollet përkatëse, si dhe njohuritë mbi sistemet mobile, funksionet e elementeve kryesore të rrjetit dhe rrjetet celulare GSM. Teknologjitë GPRS dhe EDGE në rrjetet GSM janë eksploruar në detaje, së bashku me protokollet e transmetimit të të dhënave dhe sistemet mobile të gjeneratave 3G dhe 4G. Studentët janë njohur edhe me rrjetet wireless, standardet dhe sigurinë në këto rrjete.
Në përfundim të kursit, studentët kanë qenë në gjendje të kuptojnë elementet bazë të telekomunikacionit dhe të shpjegojnë sistemet e transmetimit, përfshirë ato satelitore, si dhe rrjetet e të dhënave, protokollet dhe rrugëzimin. Ata kanë përftuar aftësinë për të përshkruar funksionimin e rrjeteve telefonike dhe mobile, për të kuptuar konceptet e mirëmbajtjes së rrjetit dhe për të ndërtuar një rrjet të plotë.
Sistemet OperativeKy kurs u ka mundësuar studentëve të kuptojnë bazat e ndërtimit dhe funksionimit të sistemeve operative. Gjatë lëndës, studentët kanë përvetësuar njohuritë teorike të nevojshme për të analizuar strukturën dhe implementimin e sistemeve operative ekzistuese. Ata janë njohur me tipe të ndryshme të sistemeve operative, proceseve dhe memories fizike, si dhe me aspekte praktike që përfshijnë implementimin e komandave dhe skripteve të thjeshta në DOS, Windows dhe Linux.
Në përfundim të kursit, studentët kanë fituar njohuri bazë mbi sistemet operative, aftësi praktike në instalimin, mirëmbajtjen dhe konfigurimin e tyre, si dhe shkathtësi në krijimin e skripteve të nevojshme për funksionimin dhe menaxhimin e tyre. Gjithashtu, studentët kanë përfituar një kuptim të thellë të koncepteve bazë të sigurisë së sistemeve operative, përfshirë autentifikimin, modelet formale të sigurisë dhe identifikimin e sulmeve të brendshme.
Semestri IV
Algoritmet dhe KompleksetKy kurs ka ofruar një hyrje në dizenjimin, implementimin dhe analizën e algoritmeve kompjuterike. Gjatë kursit, studentët janë njohur me mënyrat iterative dhe rekursive për realizimin e funksioneve dhe metodave të ndryshme, duke analizuar efektivitetin e tyre. Temat përfshijnë dizenjimin dhe analizën e algoritmeve të ndryshëm të kërkimit, si kërkimi linear dhe binar me struktura të thjeshta dhe struktura komplekse, si pemët binare dhe tabelat Hash; dizenjimin dhe analizën e algoritmeve të renditjes, përfshirë renditjen me futje, bashkim, renditjen e shpejtë dhe renditjen me strukturën Hash; si dhe algoritmet e kërkimit në grafe, duke përfshirë kërkimin fillimisht në thellësi dhe kërkimin fillimisht në gjerësi.
Në përfundim të kursit, studentët kanë zgjedhur një nga algoritmet tradicionale me aplikime të ndryshme, duke punuar mbi të dhe paraqitur analizën, pseudokodin dhe implementimin e tij me të dhëna konkrete. Kjo përvojë u ka mundësuar studentëve të zhvillojnë aftësi në analizën dhe ekzekutimin praktik të algoritmeve për zgjidhjen e problemeve specifike.
Data ScienceKy kurs u ka mundësuar studentëve të mësojnë dhe kuptojnë parimet themelore të Shkencës së të Dhënave. Lënda është strukturuar në tre nivele kryesore: mësime teorike, ushtrime praktike me raste studimore dhe shembuj të aplikimit të shkencës së të dhënave në botën reale, duke përdorur gjuhë programimi dhe mjete të përshtatshme, si dhe një projekt në grup të zhvilluar nga studentët. Përmbajtja teorike përfshin hyrjen dhe përafrimin e koncepteve bazë, përgatitjen, nxjerrjen, vizualizimin dhe testimin e rezultateve të të dhënave. Kursi trajton gjithashtu teknikat më të rëndësishme të shkencës së të dhënave, me shembuj praktikë që përdorin mjete dhe kodim.
Në përfundim të kursit, studentët kanë fituar aftësinë për të kuptuar dhe zbatuar metodologjitë e zakonshme të shkencës së të dhënave, për të përgatitur dhe analizuar të dhënat dhe për të vlerësuar saktësinë e rezultateve. Ata janë aftësuar të shkruajnë kod në Python dhe R për zbatimin e analizës së të dhënave dhe të përdorin mjetet e shkencës së të dhënave për të kryer analiza të avancuara. Gjithashtu, studentët kanë zhvilluar aftësi për të paraqitur dhe përmbledhur rezultatet dhe për të zbatuar algoritmet dhe teknikat kryesore të shkencës së të dhënave.
Gjuhë Programimi – C#Ky kurs u ka mundësuar studentëve të fitojnë aftësinë për të shkruar dhe testuar aplikacione në C#, duke përvetësuar elementet bazë të programimit, si përdorimi i variablave, konstanteve, tabelave, kushtëzimeve, cikleve, futja e të dhënave dhe afishimi i rezultateve. Studentët janë trajnuar në strukturimin e programeve duke përdorur metoda dhe funksione që mund të ripërdoren në pjesë të ndryshme të programit. Në përfundim të lëndës, ata janë aftësuar të përshkruajnë dhe zbatojnë parimet bazë të programimit të orientuar në objekte, duke i aplikuar këto parime në dizenjimin e një projekti. Ata janë gjithashtu të aftë të përdorin në mënyrë efikase derivimin e klasave dhe polimorfizmin.
Gjatë kursit, studentët kanë qenë të ekspozuar ndaj përbërësve themelorë të programimit të strukturuar dhe programimit të orientuar në objekte, duke përdorur gjuhën C#. Lënda është ndarë në dy nivele: leksionet, ku janë diskutuar aspektet e dizenjimit, testimit dhe dokumentimit të programeve; dhe seminaret, ku studentët kanë programuar në mënyrë konkrete në një ambient pune që ka mbështetur materialin teorik të leksioneve.
Rrjete Kompjuterike 1Ky kurs është fokusuar në teknologjitë e switching dhe operacionet e ruterit që mbështesin rrjetet për biznese të vogla dhe të mesme, duke përfshirë rrjetet lokale pa tela (WLAN) dhe konceptet e sigurisë. Studentët janë trajnuar për të kryer konfigurimin bazë të rrjetit, zgjidhjen e problemeve, identifikimin dhe zbutjen e kërcënimeve të sigurisë në LAN, si dhe për konfigurimin dhe sigurimin e një WLAN-i. Kursi ka mbuluar gjithashtu arkitekturat dhe konsideratat e projektimit, sigurisë, funksionimit dhe zgjidhjes së problemeve për rrjetet e ndërmarrjeve, përfshirë teknologjitë e rrjetit të zonës së gjerë (WAN) dhe mekanizmat e cilësisë së shërbimit (QoS) që përdoren për qasje të sigurt në distancë, virtualizimin dhe konceptet që mbështesin digjitalizimin e rrjeteve.
Në përfundim të kursit, studentët kanë qenë të aftë të punojnë me ruterat, switch-et dhe pajisjet pa tel, të konfigurojnë dhe të zgjidhin probleme të VLAN-eve, rrjeteve LAN pa tela dhe drejtimit Inter-VLAN. Ata janë trajnuar të konfigurojnë dhe të zgjidhin çështje të redundancës në një rrjet switch, duke përdorur protokolle si STP dhe EtherChannel. Gjithashtu, kanë zhvilluar të menduarit kritik dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve përmes përdorimit të pajisjeve reale dhe Cisco Packet Tracer.
Multimedia DesignKy kurs i ka pajisur studentët me aftësitë për të përdorur imazhin lëvizës si një gjuhë komunikimi, duke filluar nga historia e kinemasë dhe ndikimi i saj në kulturën masive. Studentët kanë eksploruar fillimet e kinemasë, procesin e krijimit të filmave të parë dhe elementet kryesore të kinematografisë, përfshirë teknikat dhe rregullat themelore. Ata kanë studiuar gjithashtu procesin e postproduksionit duke përdorur Adobe Premiere Pro. Kursi ka përfunduar me krijimin e një projekti përfundimtar, ku studentët kanë krijuar dhe prodhuar një video-art, reklamë ose film të shkurtër, duke integruar të gjitha elementet teknike dhe artistike.
Në përfundim të kursit, studentët janë aftësuar të përdorin mjetet dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre në prodhimin e videove, duke kaluar nga faza e ideimit deri në prodhimin përfundimtar.
Semestri V
Sipërmarrja dhe BiznesiKy kurs ka synuar rritjen e aftësive personale dhe profesionale të studentëve, duke inkurajuar nismat individuale sipërmarrëse në fushën e biznesit dhe/ose përfshirjen e tyre në proceset strategjike të vendimmarrjes në organizatat ku ata punojnë ose dëshirojnë të punojnë. Studentët janë njohur me konceptet bazë të menaxhimit dhe sfidat me të cilat përballen sipërmarrjet, që nga procesi i krijimit dhe gjatë fazave të rritjes dhe menaxhimit të biznesit, duke u thelluar në strukturën dhe përmbajtjen e “Planit të Biznesit”.
Në përfundim të kursit, studentët janë aftësuar të identifikojnë tipe të ndryshme biznesi, të vlerësojnë rëndësinë e tyre, të kuptojnë proceset e krijimit, zhvillimit dhe pjekurisë, si dhe rolin e tyre në ekonominë vendase. Ata janë përgatitur për të identifikuar barrierat me të cilat përballen sipërmarrjet dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato. Gjithashtu, studentët kanë zhvilluar një plan biznesi të bazuar në një ide sipërmarrëse.
Rrjete Kompjuterike 2Ky kurs u ka ofruar studentëve njohuri teorike dhe praktike në fushën e Rrjeteve Kompjuterike, përmes leksioneve dhe laboratorëve. Studentët janë njohur me teknologjitë e switching, konfigurimin e router-ave, VLAN-eve, WLAN-eve, WAN-eve dhe Inter-VLAN. Gjithashtu, kursi ka trajtuar mekanizma dhe koncepte të sigurisë në rrjet, përfshirë aktorët kërcënues, shembujt e sulmeve dhe praktikat më të mira të sigurisë për zbutjen e kërcënimeve në rrjet.
Në përfundim të kursit, studentët janë aftësuar të kuptojnë dhe të praktikojnë konfigurimin e pajisjeve të ndryshme në rrjet, përfshirë ruterat, switch-et dhe pajisjet pa tela, si dhe të konfigurojnë dhe zgjidhin probleme në VLAN-e, LAN-e pa tela dhe Inter-VLAN. Një aspekt i rëndësishëm i kursit ka qenë zhvillimi i të menduarit kritik dhe aftësive për zgjidhjen e problemeve, duke përdorur pajisje reale dhe Cisco Packet Tracer.
Metodat e Kërkimit Shkencor
Inteligjenca Artificiale/(Data Visualization)Ky kurs ka ofruar një hyrje të gjerë në fushën e Inteligjencës Artificiale, duke eksploruar aspekte të tilla si logjika, probabiliteti dhe matematika e vazhdueshme, si dhe perceptimi, arsyetimi, të mësuarit dhe veprimi. Kursi ka mbuluar gjithashtu teknologji që variojnë nga pajisjet mikroelektronike deri te pajisjet robotike. Inteligjenca Artificiale është përkufizuar si studimi i agjentëve që perceptojnë ndryshimet nga mjedisi dhe veprojnë në përputhje me to.
Programi ka përfshirë katër module kryesore: logjikën simbolike të formalizuar, arsyetimin probabilistik të njohurive, teknikat e përputhjes dhe organizimit të njohurive, përpunimin e gjuhës natyrore dhe njohjen e modeleve, si dhe sistemet e specializuara. Në përfundim të kursit, studentët kanë fituar një bazë të fortë teorike në Inteligjencën Artificiale, duke kuptuar konceptet themelore, rëndësinë dhe fushat e aplikimit të saj.
Gjuhë Programimi – JavaKy kurs ka synuar t’u mundësojë studentëve të kuptojnë dhe zotërojnë parimet e programimit të avancuar në Java, duke u përqendruar në zhvillimin e aplikacioneve të fuqishme ueb duke përdorur Spring dhe Angular. Gjatë kursit, studentët kanë përparuar në katër fusha kryesore: zotërimin e programimit të avancuar në Java, Spring dhe Angular; eksplorimin e modeleve të programimit të orientuar drejt objektit dhe të orientuar nga aspekti; përfshirjen në ushtrime praktike, raste studimore dhe shembuj; si dhe punën në projekte të zhvilluara në ekip.
Korniza teorike ka mbuluar tema të avancuara, duke përfshirë gjenerikët, shprehjet lambda dhe API-të e konkurrencës, Angular për zhvillimin e anës së klientit, Spring Boot për programimin nga ana e serverit, modelet e dizajnit në Java dhe mjetet thelbësore të zhvillimit, si testimi i automatizuar dhe kontrolli i versionit.
Në përfundim të kursit, studentët kanë fituar njohuri të thelluara dhe aftësi praktike në programimin modern në Java dhe zhvillimin e aplikacioneve të botës reale. Ata janë aftësuar të zhvillojnë arkitektura monolite dhe mikroshërbime, të zbatojnë përpunimin paralel në Java, të ndërtojnë shërbime RESTful dhe të ndërlidhin këto shërbime me klientët.
Semestri VI
Web Programming 2Ky kurs, i bazuar në njohuritë e fituara nga lënda Web Programming 1, synon të zhvillojë më tej aftësitë dhe njohuritë e studentëve në programimin në Web. Duke qenë se fusha e informatikës, sidomos interneti dhe programimi në Web, ka ndryshuar në mënyrë drastike, kjo lëndë fokusohet në HTML5 dhe teknologjitë e lidhura, si CSS3 dhe versionin më të fundit të JavaScript (ECMAScript 5).
Kursi trajton teknologjitë kryesore që ndihmojnë studentët të ndërtojnë aplikacione ueb që ndërveprojnë me aplikacione të tjera dhe bazat e të dhënave, duke përfshirë JavaScript, dokumentet XML, bazat e të dhënave, autentifikimin, sigurinë dhe ndërtimin e API-ve. Çdo koncept do të shoqërohet me ushtrime praktike për të lehtësuar përvetësimin e njohurive.
Në përfundim të kursit, studentët do të kenë një kuptim të thelluar se si funksionon një website, duke përfshirë jo vetëm aspektin teknik/funksional, por edhe atë interaktiv dhe ndërveprimin me përdoruesit, nga konceptimi fillestar deri në përfundimin e projektit. Njohuritë e fituara më parë shërbejnë si bazë për të avancuar më tej në teknologjitë e trajtuara gjatë këtij kursi.
App ProgrammingKy kurs është projektuar për t’u ofruar studentëve një kuptim të thelluar të parimeve të programimit të aplikacioneve në mjedise të ndryshme, përfshirë thin client, Android dhe iOS. Synimi është që studentët të ndërtojnë një bazë solide për zhvillimin e aplikacioneve të fuqishme, duke përdorur teknologjitë më moderne, si Spring dhe Angular.
Struktura e kursit ndahet në katër nivele të ndërlidhura: në nivelin e parë, studentët mësojnë rreth aplikacioneve hibride dhe rolit të tyre në ekosistemin e zhvillimit; niveli i dytë fokusohet në përdorimin e Java-s për Android; në nivelin e tretë, studentët përfshihen në ushtrime të plota, raste studimore dhe shembuj praktikë për të ndihmuar në lidhjen e teorisë me skenarët praktikë; dhe në nivelin e katërt, studentët punojnë në grupe për të zhvilluar projekte të plota, duke aplikuar të gjitha njohuritë e marra.
Në përfundim të kursit, studentët janë të aftë të zhvillojnë aplikacione reale, duke përvetësuar njohuritë e nevojshme për përdorimin e kornizave moderne për zhvillimin e aplikacioneve vendase dhe hibride. Ata gjithashtu mësojnë jo vetëm teknikat e programimit, por edhe integrimin e aplikacioneve të tyre me shërbimet RESTful, duke siguruar që aplikacionet të jenë të ndërlidhura dhe të ndërveprojnë me burime të jashtme të të dhënave.
Sistemi i Menaxhimit të të DhënaveMe përfundimin e kësaj lënde, studentët kanë arritur të demonstrojnë njohuritë teknike dhe teorike mbi teknologjitë e implementimit të bazave të të dhënave. Ata janë aftësuar të vlerësojnë rëndësinë e fazave fillestare të dizenjimit të bazave të të dhënave, të zhvillojnë diagrame ER (Entity-Relationship), të transformojnë këto diagrame në relacione të sakta, të identifikojnë varësitë funksionale dhe të normalizojnë relacionet. Gjithashtu, studentët kanë përvetësuar aftësitë për të shkruar query në SQL.
Ky kurs u ka ofruar studentëve njohuri të thelluara mbi teknologjitë e bazave të të dhënave, duke prezantuar etapat e zhvillimit të tyre, me fokus të veçantë në dizenjim. Kursi ka trajtuar metodat ekzistuese të implementimit të bazave të të dhënave (hierarkike, rrjetëzore, relacionale), ka analizuar bazat teorike të modelit relacional, ka demonstruar teknikat dhe rëndësinë e dizenjimit të saktë, si dhe i ka njohur studentët me gjuhën SQL (Structured Query Language).
Teza dhe Projekt DiplomaKy modul ka për qëllim sintetizimin e njohurive të fituara gjatë gjithë programit të studimit përmes një procesi kërkimor-praktik dhe konkretizimit të tyre në një projekt mbi një temë të caktuar. Gjatë përgatitjes së temës së diplomës, studentët kalojnë nëpër disa faza të rëndësishme: nga zgjedhja e temës dhe hartimi i programit të propozuar deri te zgjedhja e metodologjisë së përshtatshme, studimi i literaturës dhe analizimi i rasteve studimore.
Studentët zhvillojnë aftësi në përgatitjen e paneleve prezantuese, duke u fokusuar në përmbledhjen dhe strukturimin e rezultateve kryesore të punës së tyre. Procesi përfundon me dorëzimin e projektit final dhe mbrojtjen e tij para një paneli vlerësues. Kjo eksperiencë u mundëson studentëve të demonstrojnë aftësitë e tyre në kërkimin dhe analizimin shkencor, organizimin dhe prezantimin e informacionit, duke përfunduar studimet e tyre me një punim të strukturuar dhe profesional.
Internship ProfesionalKy internship u zhvillua në bashkëpunim me disa kompani që operojnë në fushën e Teknologjisë së Informacionit, duke ofruar një përvojë të rëndësishme praktike për studentët. Gjatë programit, studentët patën mundësinë të njiheshin nga afër me proceset e punës dhe praktikat profesionale të industrisë, duke përfshirë pjesëmarrjen në projekte reale dhe bashkëpunimin me ekipet teknike të kompanive pritëse. Studentët aplikuan njohuritë e fituara gjatë viteve të studimit, duke kontribuar në zgjidhjen e problemeve praktike, optimizimin e proceseve dhe implementimin e teknologjive të ndryshme të përdorura në sektorin e IT-së.
Përveç zbatimit të aftësive teknike, studentët zhvilluan aftësi në menaxhimin e kohës, bashkëpunimin në grup dhe komunikimin efektiv në një mjedis profesional. Ata u angazhuan në aktivitete të ndryshme, si konfigurimi i sistemeve, mirëmbajtja e rrjeteve, zhvillimi i aplikacioneve dhe testimi i tyre, ndërkohë që udhëhiqeshin dhe mbështeteshin nga mentorë të fushës. Përvoja e internship-it u mundësoi studentëve një hyrje të çmuar në botën profesionale të IT-së, duke i pajisur ata me aftësi praktike të nevojshme për përgatitjen e tyre drejt një karriere të suksesshme në këtë sektor.