Universiteti POLIS përmbyll me sukses vlerësimin e ndërmjetëm nga QAA, duke konfirmuar akreditimin institucional ndërkombëtar deri në vitin 2028
2026-07-10 9:03Universiteti POLIS përmbyll me sukses vlerësimin e ndërmjetëm nga QAA, duke konfirmuar akreditimin institucional ndërkombëtar deri në vitin 2028
Universiteti POLIS përmbyll me sukses vlerësimin e ndërmjetëm nga QAA, duke konfirmuar akreditimin institucional ndërkombëtar deri në vitin 2028
Deklaratë nga QAA
QAA ka kënaqësinë të përgëzojë Universitetin POLIS për përfundimin me sukses të rishikimit të ndërmjetëm (mid-cycle review) të akreditimit të tij ndërkombëtar.
Universitetit POLIS iu dha për herë të parë akreditimi ndërkombëtar (Global Accreditation) nga QAA në mars të vitit 2023. Ky akreditim u jepet institucioneve për një periudhë pesëvjeçare, me kusht që të kalojnë me sukses rishikimin e ndërmjetëm. Ekipi i vlerësimit arriti në përfundimin se Universiteti POLIS ka bërë përparim të kënaqshëm që nga Rishikimi Ndërkombëtar i Cilësisë (IQR) i majit 2023 dhe rekomandoi që vlefshmëria e IQR-së të zgjatet deri më 16 dhjetor 2028.
Akreditimi Ndërkombëtar (Global Accreditation) u jepet institucioneve të arsimit të lartë jashtë Mbretërisë së Bashkuar që kanë përfunduar me sukses procesin e International Quality Review (IQR) të QAA-së. Ky proces i vlerëson institucionet në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë të përcaktuara në Pjesën 1 të Standardeve dhe Udhëzimeve për Sigurimin e Cilësisë në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë (ESG).
Rishikimi i ndërmjetëm konstatoi se:
“Universiteti ka zgjeruar me sukses infrastrukturën e tij akademike përmes blerjes së një ndërtese shtesë, e vendosur brenda kampusit ekzistues. Kjo godinë shërben si një qendër strategjike për Fakultetin e Planifikimit, Menaxhimit dhe Mjedisit Urban, duke ofruar hapësira dukshëm më të mëdha për zhvillimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore të institucionit… Institucioni ka arritur një rritje të qëndrueshme të numrit të studentëve. Kjo rritje menaxhohet përmes një qasjeje strategjike dhe organike… POLIS mbetet i përkushtuar për të ruajtur raportin optimal staf–student, duke garantuar nivelin e lartë të mentorimit që është thelbësor për mjediset e tij të të nxënit të bazuara në studio.”
Universiteti POLIS është një institucion jopublik i arsimit të lartë në Shqipëri. Ai u themelua në vitin 2006, ndërsa origjina e tij daton në vitin 1996 me krijimin e Co-PLAN – Instituti për Zhvillimin e Habitatit.
Sam Booth-Malone, Menaxher për Cilësinë dhe Zhvillimin Ndërkombëtar në QAA, u shpreh:
“Është një kënaqësi e veçantë të bashkëpunojmë me Universitetin POLIS dhe me të gjithë kolegët tanë në Shqipëri. Presim me padurim të vazhdojmë këtë marrëdhënie shumë pozitive dhe produktive.”
Raporti i plotë i rishikimit të ndërmjetëm është i disponueshëm në faqen zyrtare të QAA.