About The Event
Je maturant apo student i ardhshëm me pasion për krijimin e hapësirave? Dëshiron të mësosh se si idetë gjeniale formësojnë qytetet ku jetojmë?
Universiteti POLIS të fton në një udhëtim krijues të Shtunën, më 28 Mars 2026 – për të zbuluar botën magjepsëse të #PlanifikimitUrban dhe #Arkitekturës
Çfarë do të zbulojmë së bashku?
Qytetet Inovative: Si konceptohet një “Qytet Linear” apo një “Qytet Kopësht” që garanton jetë të shëndetshme për banorët.
Vizionet e Ardhshme: nga Waterfront Dubai i Rem Koolhaas te Masdar City i Norman Foster.
Pse duhet të marrësh pjesë?
Vendi: Universiteti POLIS
Data: 28 Mars 2026
ora: 10:00
Për kë? Maturantë dhe studentë të ardhshëm të Planifikimit Urban dhe Arkitekturës.
Linku për regjistrim: https://docs.google.com/forms/ d/e/1FAIpQLSeq- pqGRNrTdlNB1EGSsqcRobdLYt9SutO 5R_cK57XxI5casg/viewform?usp= publish-editor
Në këtë workshop, do të eksplorojmë konceptet që ndryshuan historinë dhe vizionet që po ndërtojnë të ardhmen: Utopitë Moderne: Nga “Falanga” e Charles Fourier te “Ville Contemporane” i Le Corbusier.
Ky është momenti yt për të testuar talentin tënd kreativ, për t’u njohur me stafin tonë akademik dhe për të kuptuar se si mund të bëhesh ti urbanisti apo arkitekti i së nesërmes.
Eja të projektojmë të ardhmen së bashku! 

#UniversitetiPOLIS #ArkitekturaEQytetit #Workshop #Arkitekture #PlanifikimUrban #Maturantet2026 #hapesirepermendim #cilësiedukimi #Maturantet2026