APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Konferenca Ndërkombëtare INTEC “Sustainable Mobility” u zhvillua në Universitetin POLIS

INTEC 2026
FADKonferencaNjoftime

Konferenca Ndërkombëtare INTEC “Sustainable Mobility” u zhvillua në Universitetin POLIS

Në datat 5–6 mars 2026, Universiteti POLIS organizoi Konferencën Ndërkombëtare INTEC me temë “Sustainable Mobility”, në kuadër të projektit Erasmus+ Capacity Building in Higher Education – INTEC (International Engineering Competence Centres to Push Sustainable Mobility Development in Albania and Montenegro) (Referenca e Projektit: 101081873-ERASMUS-EDU-2022-CBHE-STRAND-2).

Konferenca mblodhi së bashku akademikë, kërkues shkencorë, politikëbërës, ekspertë të industrisë dhe studentë doktorature nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të Europës për të ndarë njohuri, për të prezantuar kërkime shkencore dhe për të diskutuar zgjidhje inovative dhe bashkëpunuese për një të ardhme të qëndrueshme në fushën e inxhinierisë dhe mobilitetit.

Aktiviteti u hap zyrtarisht më 5 mars në orën 08:30Aulën Qendrore të Universitetit POLIS, duke mirëpritur pjesëmarrësit dhe duke shënuar fillimin e dy ditëve me prezantime, diskutime dhe shkëmbim përvojash.

Dita 1 – 5 Mars 2026
Dita e parë e konferencës u hap me fjalë përshëndetëse dhe me një prezantim të projektit INTEC dhe objektivave të tij për promovimin e mobilitetit të qëndrueshëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar akademik. Programi vijoi me prezantime kryesore dhe sesione tematike, ku kërkues dhe studentë të doktoraturës prezantuan punimet e tyre mbi temat që lidhen me sistemet e transportit të qëndrueshëm, inovacionin në inxhinieri dhe sfidat e mobilitetit. Gjatë ditës u krijuan gjithashtu mundësi për diskutime dhe rrjetëzim mes pjesëmarrësve, duke nxitur shkëmbimin e ideve mes akademisë dhe industrisë.

Dita 2 – 6 Mars 2026
Dita e dytë vijoi me prezantime të tjera kërkimore dhe sesione tematike të fokusuara në teknologjitë emergjente, zhvillimin e infrastrukturës dhe perspektivat e politikave për mobilitet të qëndrueshëm. Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime mbi zgjidhje inovative dhe mundësi bashkëpunimi në kërkim shkencor, duke theksuar rolin e universiteteve dhe qendrave të kompetencës në inxhinieri për adresimin e sfidave të mobilitetit në Shqipëri, Mal të Zi dhe më gjerë. Konferenca u mbyll me përmbledhjen e konkluzioneve dhe rezultateve kryesore të dy ditëve të aktivitetit.

Informacione të mëtejshme mbi projektin mund të gjenden në faqen zyrtare të INTEC:
👉 https://intec.fh-joanneum.at/