APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

First Mapathon në Universitetin Polis

First Mapathon 2026
FPMMUNjoftime

First Mapathon në Universitetin Polis

Më 6 mars, në ambientet e Universitetit Polis u zhvillua “First Mapathon”, një aktivitet i organizuar nga TomTom në bashkëpunim me FLOSSK Kosovo dhe Universitetin Polis.

Aktiviteti mblodhi përfaqësues të organizatave partnere, kontribues të komunitetit shqiptar të hartëzimit dhe studentë të programit të Planifikimit Urban, duke krijuar një hapësirë bashkëpunimi dhe shkëmbimi njohurish mbi rëndësinë e të dhënave gjeohapësinore dhe hartëzimit bashkëpunues.

Programi përfshiu prezantime nga organizatat dhe komunitetet pjesëmarrëse, si dhe një sesion praktik “mapathon”, gjatë të cilit pjesëmarrësit kontribuan në përmirësimin dhe pasurimin e të dhënave të hartëzimit për territorin e Shqipërisë.

Ky aktivitet shërben gjithashtu si një kontribut i rëndësishëm në forcimin e programeve akademike të Universitetit Polis në fushat e planifikimit të territorit, menaxhimit të mjedisit dhe aplikimeve GIS, duke promovuar përdorimin e teknologjive dhe të dhënave të hapura në proceset e studimit dhe kërkimit.