APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

OPEN DAY 2026

Open Day – Universiteti POLIS

About The Event

Data: 17 Janar
Ora: 10:00 – 14:00
Vendndodhja: Holli i Universitetit POLIS

Universiteti POLIS organizon Open Day, një aktivitet informues i dedikuar për maturantët, prindërit dhe të gjithë të interesuarit për të njohur nga afër ofertën akademike të universitetit.

Gjatë këtij aktiviteti, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të informohen mbi:

  • Programet e studimit të ofruara nga Universiteti POLIS

  • Mundësitë e bursave

  • Procedurat e pranimit

  • Shërbimet për studentët dhe jetën universitare

Në kuadër të Open Day do të jenë të pranishme stenda informuese për secilin Fakultet, ku stafi akademik dhe administrativ do të ofrojë prezantime dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të të interesuarve.

Për kandidatët e interesuar, në të njëjtën ditë do të zhvillohet dhe testimi i pranimit.

Ky aktivitet synon t’u ofrojë kandidatëve një pasqyrë të plotë dhe profesionale mbi mundësitë që ofron Universiteti POLIS për të ardhmen e tyre akademike.

Ju mirëpresim!

Location