APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Strategjia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

Strategjia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

Strategjia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë për periudhën 2023-2027 është hatuar duke u bazuar në kornizat kryesore ndërkombëtare të kualifikimit, si Standardet dhe Udhëzimet Evropiane për Sigurimin e Cilësisë (ESG-s 2015), standardet ndërkombëtare të bashkëpunëtorëve profesionalë të POLIS për programet që ofron, aktet ligjore kombëtare të Arsimit të Lartë dhe Kodin e Cilësisë në Shqipëri, si dhe strategjisë së mëparshme të Sigurimit të Cilësisë në POLIS 2017-2022. Gjithashtu, zhvillimi i dimensionit ndërkombëtar të Universitetit POLIS veçanërisht në 5-6 vitet e fundit përmes ofrimit të programeve të përbashkëta studimore me partnerë ndërkombëtarë, përfshirjes në proçeset ndërkombëtare të akreditimit (si në nivel programor ashtu edhe në nivel institucional), zbatimit të disa projekteve ndërkombëtare për ngritjen e kapaciteteve për sigurimin e cilësisë kanë qënë një mundësi shumë e mirë dhe e vlefshme që POLIS të krijojë një kuptim më të mirë të proçeseve, mekanizmave dhe instrumenteve të sigurmit të cilësisë. Të gjithë elementët si më lart kanë shërbyer që univeristeti të përcaktojë prioritete të rreja, politika më të përshtatshme dhe adekuate për sistemin e brendshëm të sigurimit të cilësisë. Në përputhje me objektivin e institucional të përcaktuar edhe në Strategjinë e Ndërkombëtarizimit për t’u bërë një aktor relevant në rajon, edhe politika e cilësisë së Universitetit POLIS është hartuar sipas standardeve ndërkombëtare. Rrjedhimisht proçeset dhe proçedurat përkatëse bazohen gjithashtu në udhëzime specifike ndërkombëtare për sigurimin e cilësisë së programeve të përbashkëta dhe arsimit ndërkombëtar. Strategjia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë për periudhën 2023-2027 është hartuar në përputhje me dispozitat për sigurimin e cilësisë në Statutin e Universitetit POLIS (nenet 66-69) dhe Rregulloren e Përgjithshme (nenet 90-93).
Parimet themelore të Politikës për Sigurimin e Cilësisë në Universitetin POLIS janë:
      • Llogaridhënia dhe Përgjegjësia: Stafi i komunitetit POLIS janë kolektivish përgjegjës për ruajtjen dhe rritjen e cilësisë së ofruar në të gjitha programet akademike, përmirësimit të cilësisë së përvojës së të nxënit të studentëve, kërkimit shkencorr si dhe për të gjitha aktivitetet e tjera akademike të kryera në universitet.
      • Transparenca: Gjetjet dhe rezultatet e proçeseve të sigurimit të cilësisë u komunikohen të gjitha palëve të interesuara dhe përdoren për të forcuar më tej kulturën e transparencës dhe llogaridhënies, ndaj palëve të treta dhe publikut të gjerë.
      • Qasja e integruar dhe sistematike: Sigurimi i cilësisë në POLIS ka një qasje të integruar dhe proçese të përshtatshme që synojnë të përfshijnë mësimdhënien përmes formave të të nxënit kërkimor shkencor. Cilësia institucionale/programet vlerësohen në bazë të më shumë se një të dhëne të grumbulluar në forma të ndryshme çka mundëson analiza të vazhdueshme si dhe zhvillim të integruar për të gjitha aktivitetet akademike.
      • Gjithëpërfshirja: sigurimi i cilësisë nuk mund të sigurohet nëse të gjithë aktorët e brendshëm nuk janë të informuar siç duhet, të vetëdijshëm dhe nuk marrin përgjegjësi, nëse nuk janë të angazhuar në sigurimin e cilësisë në të gjitha nivelet e institucionit, duke përfshirë njësitë specifike (IQAU), departamentet, udhëheqjen fare. nivelet, stafin e brendshëm dhe studentët. Përfshirja e aktorëve të jashtëm në sigurimin e cilësisë është gjithashtu e domosdoshme për të përmirësuar programet e studimit, për t’i afruar ato me nevojat e tregut të punës dhe për të ndërtuar partneritete që lehtësojnë vendosjen e studentëve në punë dhe karrierën.
      • Sigurimi i cilësisë së brendshme përkundrejt asaj të jashtme: Sistemi i brendshëm i sigurimit të cilësisë duhet të analizohet dhe, kur është e nevojshme, të rishikohet në mënyrë që të përmbushë kërkesat e sigurimit të jashtëm të cilësisë. Harmonizimi i të dyja niveleve jo vetëm që forcon efektivitetin e sistemit të brendshëm, por gjithashtu lehtëson njohjen institucionale nga autoritetet përkatëse dhe nxit bashkëpunimin me institucionet e tjera të arsimit të lartë.
      • Përmirësimi i vazhdueshëm: POLIS zhvillon në mënyrë të vazhdueshme dhe ciklike procese të brendshme sigurimi cilësie. Nëpërmjet tyre analizohet gjendja aktuale, identifikohen dobësitë dhe propozohet ndërmarrja e masave përkatëse, duke përfshirë në këtë proces aktorë nga të gjitha nivelet, përfshirë edhe studentët.
      • Politika e sigurimit të cilësisë kundrejt lirisë dhe integritetit akademik: Politika institucionale e sigurimit të cilësisë nuk duhet të kufizojë apo pengojë integritetin akademik, lirinë e mendimit, diversitetin, inovacionin dhe krijimtarinë shkencore. Përkundrazi, ajo duhet të garantojë një mjedis të hapur e gjithëpërfshirës, duke mbështetur zhvillimin akademik të lirë dhe të pavarur. Njëkohësisht, politika duhet të jetë e qartë dhe efektive në parandalimin dhe sanksionimin e çdo forme mashtrimi akademik, si dhe në mbrojtjen e stafit, studentëve dhe palëve të tjera nga çdo formë intolerance apo diskriminimi.
Klikoni këtu dhe lexoni më shumë rreth Strategjisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë për periudhën 2023-2027.