APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Njoftim për transferimin e studimeve në programet Bachelor dhe programet e integruara 5-vjeçare

Transferiemt
Njoftime

Njoftim për transferimin e studimeve në programet Bachelor dhe programet e integruara 5-vjeçare

Universiteti Polis njofton se procesi i aplikimit për transferimin e studimeve në të gjitha programet Bachelor dhe programet e integruara 5-vjeçare, për vitin akademik 2025–2026, ka nisur më datë 1 Shtator 2025.

Kriteret e aplikimit:

  • Kandidatët duhet të jenë studentë të regjistruar në programe studimi të akredituara, që i përkasin të njëjtit cikël studimesh dhe që ofrohen nga institucione të arsimit të lartë publik ose privat, brenda ose jashtë Republikës së Shqipërisë, në të njëjtat ose në programe të ngjashme me ato që ofron Universiteti Polis.
  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e pranimit për programin përkatës të studimit të ofruar nga Universiteti Polis.

Dokumentet që duhet të dorëzohen në Zyrën e Pranimeve (01–12 Shtator 2025):

  1. Formulari i aplikimit i plotësuar (merret pranë Zyrës së Pranimeve);
  2. Përshkrimi i lëndëve të programit të studimit dhe sylabuset;
  3. Vërtetim notash (Transkripti) që përmban listën e lëndëve me notat dhe kreditet përkatëse;
  4. Kopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore e shoqëruar me listën e notave, ose diplomës së shkollës së mesme të marrë jashtë vendit e shoqëruar me listën e notave;
  5. Nëse studimet e mesme janë kryer jashtë Shqipërisë, dokumenti i ekuivalentimit të lëshuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore të Republikës së Shqipërisë.

 DATAT KRYESORE

  • 01–12 Shtator 2025 – Aplikimi i kandidatëve pranë Zyrës së Pranimeve
  • 17 Shtator 2025 – Shpallja e listës së aplikantëve
  • 23 Shtator 2025 – Vlerësimi i aplikimeve nga komisionet përkatëse
  • 26 Shtator 2025 – Shpallja e listës përfundimtare të kandidatëve të pranuar
  • 06–10 Tetor 2025 – Regjistrimi përfundimtar i kandidatëve të pranuar pranë Zyrës së Sekretarisë Mësimore
  • 17 Tetor 2025 – Regjistrimi i kandidatëve të pranuar për vendet e mbetura bosh

Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni:

Zyra e Pranimeve, Universiteti Polis
Mob: +355 69 4088111/0694061339
Web: www.universitetipolis.edu.al