APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Aktivitetet e Misionit të Tretë

Aktivitetet e Misionit të Tretë

Aktivitetet e Misionit të Tretë në Universitetit Polis​

Për t’iu përgjigjur sfidave gjithnjë në rritje shoqërore dhe ekonomike, po shtohet kërkesa që universitetet të përdorin njohuritë e tyre nga kërkimi shkencor dhe mësimdhënia për të përmbushur të ashtuquajturën “Misionin e Tretë” në shoqëri, territor dhe ekonomi. Kjo nënkupton marrjen e përgjegjësisë, në mënyrë aktive dhe të vetëdijshme, për shoqërinë në emër të së cilës ato veprojnë.

Misioni i Tretë në Universitetin Polis ka dy prioritete kryesore:

  • Përdorimi i synuar dhe transferimi i njohurive akademike për të ndihmuar në zgjidhjen e sfidave të ndryshme shoqërore;
  • Transferimi i teknologjive dhe inovacioneve përmes bashkëpunimit me ndërmarrje publike dhe private.

Third Mission Activities at Polis University
In the course of the project “Third Mission of the University” we systematically documented Third Mission activities, which are already being implemented at Polis University (including its Co-Plan Institute, and Metro_Polis Studio, all together under the umbrella of the University), by means of a university-wide online surveys (2023-2024).

Duke u bazuar në literaturën përkatëse dhe diskutimet e brendshme, Universiteti Polis i ndan aktivitetet e Misionit të Tretë në tre dimensione:

Transferimi Social dhe Shoqëror

Transferimi Social dhe Shoqëror – i referohet përdorimit të synuar të njohurive shkencore për të zgjidhur sfida të ndryshme shoqërore.

Transferimi i Njohurive

Transferimi i Njohurive – përfshin përgatitjen e duhur dhe shpërndarjen e njohurive shkencore me grupet e synuara jashtë sektorit universitar (p.sh. profesionistë, politikanë, nxënës, etj.), si dhe integrimin sistematik të njohurive shkencore në diskurset shoqërore.

Transferimi i Teknologjisë

Transferimi i Teknologjisë – përfshin transferimin e njohurive, ideve, teknologjive, inovacioneve, licencave dhe patentave nga universiteti drejt konteksteve ekonomike.

“Projekti” Misioni i Tretë @ Universiteti Polis
Ju lutemi klikoni në kutinë përkatëse për të parë përshkrimin e aktiviteteve. Përdorni funksionin e kërkimit në këndin e sipërm djathtas për të kërkuar tema specifike!

Anketa Bazë me Operatorët e Jashtëm
2023 – 24

Anketa Bazë me Stafin e Brendshëm
2023 – 24

Gjetjet e Shqipërisë mbi Misionin e Tretë të IAL-ve
2023 – 24

Në Universitetin Polis ekzistojnë struktura/institucione të ndryshme të konsoliduara që promovojnë, mbështesin dhe/ose zbatojnë aktivitetet e Misionit të Tretë. Këto përfshijnë, ndër të tjera:

  1. Fakulteti për Kërkim dhe Zhvillim (FKZH) – merret me studimet pasuniversitare (arsimim i vazhdueshëm LLL dhe studime/kërkime universitare të nivelit të tretë);
  2. IF Innovation Factory merret me Inovacionin (Makerspace FabLab dhe OMB – Observatori i Basenit Mesdhetar, një qendër ekselence në bashkëpunim me Co-Plan, Ministrinë e Financave dhe UNECE) dhe Inkubimin e start-up-eve (TiranaInc., inkubatori i parë ndër-universitar në Shqipëri).
  3. ZMSKK merret me studentët, Senatin e Studentëve, alumnët dhe Asociacionet Profesionale.
  4. Komunikimi Korporativ
  5. Research Services & Career Development
  6. Zyra e Transferimit
  7. Zyra për Fëmijët dhe të Rinjtë

Projekti “Misioni i Tretë @ Universiteti Polis
është duke u realizuar përveç këtyre strukturave/aktiviteve të konsoliduara, gjithashtu dhe në kuadër të iniciativave ndër-universitare (si EU4Innovation, GIZ, SIDA, AKSHI, si dhe autoritete lokale dhe ministria përgjegjëse për inovacionin), me fokus të qartë në aktivitete që bazohen në kërkimin shkencor dhe që kanë për qëllim rritjen e rrjetëzimit në fushën e dizajnit inteligjent dhe rezilient dhe sipërmarrjes kreative.
Sa i përket bashkëpunimeve, duhet theksuar se në rastet e aktiviteteve në fushën e transferimit të teknologjisë, në disa raste nuk mund të jepen detaje mbi financimin nga kompanitë. Përveç personave përgjegjës për projektet, në shumicën e rasteve një ekip i përbërë nga pre-doktorantë dhe post-doktorantë ka qenë gjithashtu i përfshirë në mënyrë të konsiderueshme në këto aktivitete.