APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Kampusi

Kampusi

Kampusi

Kampusi i Universitetit Polis ndodhet në aksin kryesor infrastrukturor dhe ekonomik të vendit midis kryeqyetetit (Tiranës), aeroportit kryesor (Nënë Tereza, Rinas) dhe portit kryesor (Durrës) ndërkombëtar të vendit. Aksesi është i shkëlqyer dhe veç lidhjes mjaft të mirë nga qendra e Tiranës (5km) me transport publik, universiteti ofron edhe shërbim plotësues transporti të dedikuar nga qendra në Polis e anasjelltas, në orarë të caktuara të ditës (mëngjes, drekë, pasdite).

Trasporti

Për të lehtësuar udhëtimin e studentëve, janë në dispozicion 2 linja të dedikuara POLIS BUS.
Siç shihet edhe në hartën më poshtë, autobusët nisen nga qendra e Tiranës në dy pika të ndryshme dhe ndalojnë në kampusin POLIS.

Nisjet nga Tirana: 07:15; 09:15; 12:00
Nisjet nga U_POLIS: 13:00; 17:00
Gjithashtu, studentët mund të përdorin edhe transportin publik, sipas linjave të mëposhtme:
  • Linja Vorë
    • Orari: 06:30 (mëngjes) – 22:00 (mbrëmje)
    • Frekuenca:
      • çdo 20 minuta (nga ora 06:30 – 18:00)
      • çdo 20 minuta (nga ora 18:00 – 22:00)
  • Linja Kashar
    • Orari: 06:30 (mëngjes) – 21:00 (mbrëmje)
    • Frekuenca:      çdo 60 minuta (gjatë gjithë orarit të funksionimit)

Kantina

Kantina e Universitetit Polis ofron bar dhe mencë me ushqim cilësor dhe me standarte nga mëngjesi deri pasdite, si dhe shërbime plotësuese në fundjavë dhe në raste eventesh.

Akomodimi

Akomodimi i studentëve në Universitetin Polis relaizohet në 3 mënyra, ku universiteti luan rolin e vetë për të shërbyer studenteve.

Akomodimi i studentëve në Universitetin Polis relaizohet në 3 mënyra, ku universiteti luan rolin e vetë për të shërbyer studenteve.

  1. Në Qendrën Rezidenciale Studentore “Fole” – bazuar në marrveshjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve private.
  1. Në Qytetin “Studenti” Tiranë – duke facilituar akomodimin, përmes paisjes me vërtetim të studnetëve të interesuar për të aksesuar këtë akomodim publik në bazë të legjislacionit në fuqi.
  1. Dhe në mënyrë private (individualisht) – në këtë rast universiteti ndan informacion për studentet e interesuar që duan të ndajnë akomodime private të përbashkëta në apartamente të tregut imobiliar në Tiranë që i sigurojnë në mënyrë private, duke bërë lidhjen midis studentëve që këkojnë asistence për këtë qëllim, dhe kur ata e shohin të arsyeshme.

Në çdo rast vendimi final është zgjedhje individuale e studnentit, dhe kostot përkatëse janë jashtë tarifës së studimit.

Terrenet Sportive

Universiteti Polis ofron 2 mini-fusha sportive (fusha pas objektit 1, dhe fusha ne taracen e objektit 2) në kampusin e vet për lojra me dorë dhe evente open air. Për evente më të mëdha Polis ka marrveshje bashkëpunimi me pallatin e Sportit Asllan Rusi Tiranë, dhe është pjesë e Kampionatit Kombëtar të Sporteve Universitare, dhe në bashkëpunim me të realizon aktivitete amatore dhe profesionale sportive.

Biblioteka Biblio-Polis

Universiteti Polis ka një Bibliotekë hibride me 2 komponente dhe me shërbime falas, dhe mjedis për të studiuar. Ajo ka marrëveshje bashkëpunimi me biblioteka dhe rrjete të fushës:

  1. Biblioteka fizike me mbi 15,000 tituj të fushave të interest dhe specializimit
  2. Biblioteka online JSTOR