Universiteti Polis

APPLICATIONS ARE OPEN! APPLY

EU for Innovation

EU for Innovation in Polis University.

About The Event

EU for Innovation së bashku me Universitetin Polis patën kënaqësinë të presin Zëvendësdrejtoren e përgjithshme DG R&I, si dhe Shef Negociatoren për Horizon Europe, Znj. Signe Ratso, në mjediset e Polis dhe Innovation Factory. Ky ishte një aktivitet i organizuar në kuadrin e Takimit Ndërministror të Platformave të Ballkanit Perëndimor mbi Kulturën, Kërkimin dhe Novacionin, mbi Arsimin dhe Trajnimet, i cili u zhvillua në datat 27-28 qershor, në Tiranë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte takimi dhe shkëmbimi me përfaqësues dhe aktorë kryesorë nga ekosistemi shqiptar i kërkimit dhe inovacionit; si dhe pjesëmarrës të H2020. Pas fjalimit të zonjës Signe Ratso, nga të pranishmit u parashtruan disa pyetje mjaft interesante, përqëndruar kryesisht në perspektivën se si vendet e vogla si Shqipëria mund të shohin shembuj të tillë në Europë si Estonia, e të ndërmarrin veprime për të spikatur për sa i përket zhvillimit të ekosistemit për kërkimin dhe novacionin dhe rritjes se kapaciteteve për të përfituar finaciarisht nga programet e BE.
Në përfundim, të ftuarit bënë një vizitë në Innovation Factory, një hapësirë e cila paraqet një shembull të suksesshëm të një projekti multi-donatorësh, ku sinergjitë ndërmjet implementuesve: GIZ (asistencë teknike) & Sida (mbështetje financiare) janë të përputhur më së miri me angazhimin njerëzor dhe financiar të përfituesit – Universitetit Polis në këtë rast. Gërshetimi i energjive ka mundësuar ndërtimin e një laboratori modern të fabrikimit: FabLab/ Makerspace. Innovation Factory i shërben jo vetëm studentëve të universitetit dhe të diplomuarve, por edhe komunitetit sipërmarrës në Shqipëri, qofshin ata start-ups apo sipërmarrës aspirues, të cilët kanë mundësi të testojnë dhe materializojnë idetë e tyre, me anë të fabrikimit dixhital, proto-tipizimit dhe printimit 3D.
European Union in Albania
EU Science & Innovation
GIZ Albania
Embassy of Sweden in Tirana

 

Location

Polis University