Struktura të pavarura
2022-05-31 12:37Struktura të pavarura
Universiteti POLIS ka mirёpёrcaktuar “Strukturat e Pavarura” tё cilat garantojnё funksionimin dhe
qeverisjen e mirё tё institucionit.
Miratimi i propozimeve pёr personat që kanë aplikuar për të mbrojtur doktoraturën.
Miratimi i dosjeve tё personave që kanë aplikuar për tituj akademik dhe përcjellja për procedim
të mëtejshëm sipas akteve nënligjore në fuqi.
Universiteti POLIS ka “Këshillin e Përbashkët të
Profesorëve” me DA, Universiteti i Ferrarës, Itali, me të cilin bashkëorganizon programe të
përbashkëta të nivelit të tretë. Këshilli i Përbashkët i Profesorëve është i sanksionuar me
marrëveshje institucionale midis rektorëve, dhe njohur nga ministritë përkatëse të arsimit dhe
shkencës në të dy vendet. Në këtë kuadër, kapacitetet e U_POLIS për staf dhe profesoriat janë
maksimale.
Strukturё tjetёr me rёndёsi nё U_POLIS ёshtё “Bordi i Etikës”, i cili trajton probleme tё natyrёs
etiko-morale midis komunitetit student-staf akademik/staf kërkues. Bordi pёrbëhet nga përfaqësues
të stafit akademik dhe administratori, nga të cilët kryetari emërohet nga Rektori.
“Njёsia e Brendshme e Sigurimit tё Cilësisё” ёshte njё njёsi qё ndjek gjithё procedurat pёr
garantimin e cilёsisё nё procesin mёsimor dhe kёrkimor nё U_POLIS. Kjo pёrfshin “vlerёsimin 360
gradё” tё stafit dhe organizatёs, vlerёsimin e studentёve, vlerësimin e vetvetes nga stafi, si dhe
vlerësimin nga drejtuesit e institucionit dhe njёsive. Në bazë të gjetjeve, Njësia e Cilësisë dhe
drejtuesit e institucionit marrin masat e duhura pёr pёrmirёsim dhe/ose promovimin kur ёshtё e
nevojshme.
Kjo Njësi ka për detyrë të bëjë vlerësimin e të gjithë elementëve të cilësisë sipas standardeve të
Agjencisë Evropiane të Cilësisë (ENQA) dhe asaj shqiptare ASCAL, duke vlerësuar periodikisht
procesin mësimor si dhe efikasitetin e veprimtarive kërkimore dhe administrative.
“Senati Studentor” është pjesë e strukturës të Universitetit POLIS që ushtron veprimtarinë e tij në koordinim me organet drejtuese të Universitetit. Qëllimi kryesor i Senatit Studentor është angazhimi dhe aktivizimi i studentëve në aktivitete që lidhen ngushtë me veprimtaritë akademike, por dhe me të tjera që promovojnë jetën aktive dhe sociale të studentëve.
Kjo strukturë pёrbëhet nga Asambleja Kushtetuese dhe Bordi Ekzekutiv. Ajo ushtron veprimtarinë e saj në koordinim të ngushtë me organet drejtuese të Universitetit POLIS dhe ka nё fokus mbarёvajtjen profesionale tё individёve qё kanё kryer studimet nё U_POLIS.
Të gjithë anëtarët e shoqatës kanë të drejtë:
- Të jenë përfitues të mundshëm të ndonjë prej skemave apo programeve të asistencës të administruar nga Shoqata dhe/ose U_POLIS.
- Tё përfitojnë bursa studimi apo mundësi punësimi nga rrjeti i partnerëve të POLIS, AUA dhe ALUMNI.
- Të ekspozojnë punët e tyre në qëndrat MAD, Bienalet TAW/TDW, Ditët e Tokës etj., si dhe asete e evente të tjera të Universitetit POLIS.
- Të marrin pjesë në jetën social-kulturore dhe aktivitetet e U_POLIS, Metro_POLIS, Co_PLAN, AUA, etj.
- Të angazhohen në projekte të ndryshme të U_POLIS, AUA, Co-PLAN, Metro_POLIS, sipas nevojave dhe duke ju nënshtruar përzgjedhjes me garë.
- Të njoftohen lidhur me aktivitetet e Shoqatës ALUMNI dhe AUA dhe gjithashtu të marrin pjesë në të gjitha funksionet shoqërore të Shoqatës.
- Të përfitojnë botime e revista të Universitetit POLIS me çmim të subvencionuar.
Po nё kёtё mёnyrё, të gjithë anëtarët e shoqatës kanё detyrimin: tё paguajnё tarifën e anëtarësisë të përcaktuar nё rregulloren e anёtarёsisё, si dhe të mundësojnë mbarëvajtjen e shoqatës ALUMNI.