Sonila Murataj
2024-11-08 10:05Sonila Murataj
Msc.
Sonila Murataj
Departamenti:
Kërkimi Shkencor
Kontakt:
sonila_murataj@universitetipolis.edu.al
PROFILI AKADEMIK
Msc. Sonila Murataj është asistente Lektore në Fakultetin për Kërkim dhe Zhvillim, Departamenti i Kërkimit Shkencor. Ka përfunduar studimet në “Universitetin EPOKA” në “Inxhinieri Kompjuterike”. Ajo ka punuar në nje kompani për Software Development dhe Social Media Marketing, gjithashtu për rreth dy-vite punon individualisht “Social Media Manager”. Me një eksperiencë mbi 3 vite në fushën akademike në disa universitete private të ndryshme, ajo tashmë është pjese e stafit akademik në Universitetin Polis si asistent lektore, ku ka zhvilluar lëndë të ndryshme si: web programming and design, gjuhë programimi – “java object oriented”, database, menaxhim të dhënash, AI dhe në disa lëndë të tjera. Gjithashtu ka qenë anëtare dhe ka organizuar disa workshop-e me tematika të ndryshme në fushën e shkencave kompjuterike por edhe të zhvillimit të karrierës dhe punësimit të studentëve. Sonila ka organizuar disa trajnime të ndryshme, ku së fundmi, trajnuese dhe lektore në workshop-in “Girls in ICT Albania 2024”. Vlen të përmendet kontributi i saj si pjesëtare në bordin organizativ në “Tirana Planning Week 2024”, në zhvillim dhe mirëmbajtjen e faqes Web, anëtare në workshop-in “STEM and Digital Skills (from STEFORA Project)”. Gjithashtu, Sonila ka marrë pjesë në projekte të ndryshme që synojnë zhvillimin e aftësive teknologjike tek të rinjtë shqiptarë. Një nga këto është projekti nga British Council Albania, i cili i ka ofruar mundësinë për të zhvilluar aftësi të reja në teknologji.
Për rreth 2 viteve, Sonila punon ne U_Polis pranë Departament të Kërkimit Shkencore si asistent lektore, ku ka dhënë kontributin edhe në punime shkencore.
PUBLIKIMET E FUNDIT
Murataj.S & Doda.O. Title: An approach in using Artificial Intelligence for traffic light optimization (fuzzy method), Interdisciplinary Journal of and Built Environment, Forum a+P, 27, ISSN 2227-7994. https://press.universitetipolis.edu.al/wp-content/uploads/2024/03/FORUM27_FInal.pdf