Shefqet Suparaku
2023-10-20 19:00Shefqet Suparaku
Ph.D. Management
SHEFQET SUPARAKU
Departamenti:
Faculty of Planning, Environment and Urban Management
Kontakt:
shefqet_suparaku@universitetipolis.edu.al
PROFILI AKADEMIK
Dr. Shefqet Suparaku ka mbaruar ciklin e studimeve Bachelor (në 2006), Master Shkencor (në 2009) dhe ato të doktoraturës (në 2022) pranë departamentit të Menaxhimit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “La Sapienza”, Romë. Ai gjithashtu mban dhe një diplomë Masteri Profesional në “Menaxhim Shëndetësor” (2014), nga Instituti i Arsimit të Lartë “ISSAT”. Studimet doktorale kanë patur interes të veçantë për kërkimet shkencore në fushën e “Menaxhimit të Sistemeve Shëndetësore”.
Krahas eksperiencës profesionale prej 12 vitesh në fushën e financës, administrimit dhe konsulencës në sektorin privat, ka patur rastin të jetë pjesë e stafit akademik me kohë të pjesshme i disa universiteteve të mirënjohura në Shqipëri, si Unv. Aleksandër Xhuvani (2011 – 2013), Unv. Kristal (2012 – 2013), Unv. i Mjekësisë Tiranë (UMT) (2012 e në vazhdim), Universiteti Europian i Tiranës – UET (2022 – 2023). Në periudhën 2017 – 2019, ka qenë konsulent kurikule në Masterin “Health Management”, pjesë e projektit HAP (Health for All Project)). Aktualisht, ai është lektor dhe kordinator i programit Master pranë Shkollës së Biznesit në Universitetin Polis.
Dr. Shefqet Suparaku ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh në fushën e Marketingut dhe Menaxhimit nga institucione ndërkombetare, si dhe është autor / bashkë-autor i disa artikujve shkencor në konferenca dhe revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Fushat e tij kërkimore përfshijnë lëmin e menaxhimit, marketingut, zhvillimit të qëndrueshëm dhe inovacionit.
PUBLIKIMET E FUNDIT
Calabrese, M., Suparaku, S., Santovito, S., & Hysa, X. (2023). “Preventing and developmental factors of sustainability in healthcare organisations from the perspective of decision makers: an exploratory factor analysis”. BMC Health Services Research, 23(1), 797. doi: 10.1186/s12913-023-09689-w.
Hysa, Xh.; Suparaku, Sh. (2020). “From Happiness to Super Happiness: Not a Tradeoff Anymore”, Proceedings of International Scientific Conference “Happiness and Contemporary Society”, held in Lviv, Ukraine, March 20-21, pp. 114-116, ISBN 978-966-919-593-7.
Suparaku, Sh.; Costa, M.; Calabrese, M. (2020). “Fostering Innovation and Sustainability in Dynamic Service Systems: A conceptual Study for Aging Population”, International Conference “Challenges and Opportunities of a Contemporary Economy in the Focus of Knowledge and Science” – COCEFKS 2020, Tirana, February 28-29, Volume 1, pp. 219-232, ISBN: 978-9928-4618-1-0.
Zacaj, E.; Zeqiraj, E.; Suparaku, Sh. (2020). “Green Audit for Sustainable Development at Hydrocarbon Sector in Albania”, International Conference “Challenges and Opportunities of a Contemporary Economy in the Focus of Knowledge and Science” – COCEFKS 2020, Tirana, February 28-29, Volume 2, page. 129-142, ISBN: 978-9928-4618-2-7.
Suparaku, Sh; Zeqiraj, E. (2020). “Service Innovation and Value Co-Creation for a Sustainable System. Aging population in Albania: Drivers for challenging future contexts”, IV National Conference of Doctoral Students in Social Sciences – CNDSS 2019, Rome, Italy, September 5-6, page 285-296, ISBN 978-88-9377-155-9.