Ledina Ferhati

Dr.

LEDINA FERHATI

Departamenti: 
Planifikim dhe Menaxhim
Kontakt: 
ledinaferhati@gmail.com

EDUKIMI

Dr. Ledina Ferhati është diplomuar në vitin 2004, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në Universitetin e Tiranës dhe më pas ka kryer studimet master në fushën e gjuhësisë, me drejtim leksikologjinë.
Prej vitit 2019 mban gradën Doktor i Shkencave në Shkenca Politike dhe Humanitete, me fokus Marrëdhëniet Ndërkombëtare,  Universiteti i New York, Tirana.
Në vitin 2020 ka përfunduar kursin “Successful Negotiation” Universiteti i Michigan dhe po atë vit ka përfunduar edicionin 2020 të Akademisë Verore Euro-Atlantike në Natolin, Poloni  fokusuar në tema si: ndarja digjitale transatlantike, moderimin e mediave sociale, gazetarinë hulumtuese, teknologjinë e Big Data, dezinformimin dhe sigurinë zgjedhore, sigurinë digjitale etj.

EKSPERIENCA

Pas përfundimit të studimeve nisi punën në Konsullatën e Ukrainës, në Tiranë si përkthyese e këtij institucioni. Ledina i është bashkuar fillimisht kompanisë Eagle dhe  më vonë ALBtelecom në vitin 2010, ku ka dhënë kontributin e saj në fushën e marrëdhënieve me median, publikun dhe institucionet. Në vitit 2016 ajo u bë pjesë e departamentit të komunikimit me tregun në kompaninë ALBtelecom. Prej janarit të vitit 2023 mban pozicionin e menaxherit të marrëdhënieve me publikun dhe komunikimit të brendshëm në kompaninë ONE Albania. Ajo ka disa përvoja akademike në universitete të ndryshme si: Universiteti i “Tiranës”, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Universiteti “Epoka”, Universiteti “Polis”. Aktualisht është lektore me kohë të plotë në Shkollën e Biznesit, Universiteti Polis.
Që prej vitit 2017, Ledina është anëtare e bordit botues të revistës “Humanus” (revistë akademike, letrare dhe kulturore) dhe nga Janari 2022 është caktuar kordinatore e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave .
Është njohëse e disa gjuhëve të huaja si anglisht, rusisht, bullgarisht, italisht.

FUSHAT E INTERESIT / LËNDËT

Interesat kërkimore përfshijnë, por nuk kufizohen në sa vijon: Politikat dhe institucionet e BE-së, politika e jashtme e Rusisë, demokratizimi, roli i kulturës politike dhe institucionet në nxitjen e demokracisë dhe shtetndërtimit. Gjithashtu fushë e interesit dhe e punës së përditshme janë: trendet e fundit të marketingut, marrëdhënieve me publikun, komunikimin, negociim, planifikim biznesi, menaxhim eventesh.

AKTIVITETE / PUBLIKIME TË ZGJEDHURA

Publikime/ Përkthime

2008, Shqiptarët, pjesë e formimit të Odesës (ese historiko-letrare) Përkthyer nga: Ledina Ferhati, publikuar në gazetën “Shqip”.

2010-2017, Autore e shkrimeve të revistës “Eagle” Mag ( revistë e korporatës, me më shumë se 100 faqe).

2011, Vendi pa emër (roman) ISBN 978-99956-11-84-2, Autore: Cecilia Ahern, Përkthyer nga: Ledina Ferhati, Numri i faqeve: 424, Shtëpia botuese: Bota Shqiptare.

2013, Bashkëautore e artikullit “Politikat e emigrimit dhe identitetit: A është Evropa e mbivlerësuar? Fatos Tarifa & Ledina Ferhati, Revista Ndërkombëtare “Analiza Sociologjike”, ISSN 1097-7147, Vol. 7, Nr. 1, Pranverë 2013.

 ▪ 2014, Bashkëautore e artikullit “ Utopia Post-Moderne: Lidershipi global i Evropës në botën Post- Amerikane”, Fatos Tarifa & Ledina Ferhati, Revista Ndërkombëtare mbi studimet qytetare, politike dhe të komunitetit (2014) Vol. 11, Nr. 1, fq. 33-43.

2015, Profecia e Romanovëve (roman) ISBN: 978-9928-00-119-1, Autor: Steve Berry, Përkthyer nga: Ledina Ferhati & Klodian Brici, Numri i faqeve: 408, Shtëpia Botuese: Bota Shqiptare.

2016, Bashkëautore e artikullit “Politika e Jashtme e Rusisë: Nga Internacionalizmi liberal në Neorevizionizëm, Ledina Ferhati & Fatos Tarifa, Outlook (2016), Vol. 1, Nr. 2.

2018, Autore e artikullit “Rusia shtet dualist“- prezantuar në konferencën shkencore, Universiteti i Dunaújváros, në bashkëpunim me shoqatën shkencore për zhvillim hapësinor, Esztergom–Budapest.

2019, Bashkëautore e artikullit “ Perëndimi, Rusia dhe Ballkani” Ledina Ferhati & Fatos Tarifa, prezantuar në konferencën ndërkombëtare mbi kërkimin e avancuar në shkenca sociale dhe humanitete, 29-31 mars, 2019 në Çeki.