Kejsi Veselagu
2024-11-01 19:59Kejsi Veselagu
kDr.
KEJSI VESELAGU
Departamenti:
Arkitekturë dhe Inxhinieri
Kontakt:
kejsi_veselagu@universitetipolis.edu.al
PROFILI AKADEMIK
Kejsi Veselagu ka përfunduar studimet e saj në Universitetin Polis, në Masterin e Integruar në Arkitekturë dhe Dizajn Urban. Menjëherë pas diplomimit, iu bashkua stafit akademik të Universitetit Polis në rolin aktual si Asistente Pedagoge pranë Departamentit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë. Në këtë pozicion, është angazhuar aktivisht si në procesin mësimor ashtu edhe në projekte kërkimore shkencore, duke kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në nismat kërkimore brenda departamentit. Fushat e saj të kërkimit përfshijnë gjeometrinë, kompozimin hapësinor dhe filozofinë.
Në vitin 2022, ajo fitoi përvojë praktike në Metropolis Studio, duke punuar në projekte të ndryshme arkitekturore. Ndërsa në vitin 2023, përfundoi programin e Masterit Ekzekutiv në Restaurim, Konservim dhe Valorizim të Trashëgimisë Kulturore, një program bashkëpunimi mes Universitetit Polis dhe Universitetit të Ferrarës.
Aktualisht, është pjesë e ciklit të XXXIX të programit IDAUP (Doktoratura Ndërkombëtare në Arkitekturë dhe Planifikim Urban), organizuar në bashkëpunim mes Universitetit të Ferrarës dhe Universitetit Polis. Doktorata e saj është e përqendruar në studimin e Stereotomisë dhe Projeksionit si “elementi i paformulueshem” në teorinë dhe praktikën arkitekturore bashkëkohore.