Gazmend Haxhia
2023-03-23 12:00Gazmend Haxhia
Prof.
Gazmend Haxhia
Departamenti:
Planifikim & Menaxhim
Kontakt:
gazmend_haxhia@universitetipolis.edu.al
PROFILI AKADEMIK
Profesor i Administrimit të Biznesit në Universitetin Polis. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja; ai fitoi diplomën e tij “MIA” për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Kolumbias, SHBA; dhe më tej u shkollua në INSEAD Fontainebleau dhe Shkollën e Biznesit në Harvard. Krahas karrierës së pasur akademike ai është një sipërmarrës kreativ me eksperiencë të pasur, si sipermarres i licencuar i AVIS rent a car Albania dhe së fundmi i BUDGET Rent a Car, Tiranë (Shqipëri). Ai është gjithashtu një staf i asociuar për Sipërmarrjen dhe Menaxhimin në Praktikë, pranë IEDC-Bled School of Management, Sloveni. Prej vitit 2006 z. Haxhia ka qenë këshilltar i jashtëm i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ai është një themelues dhe sipërmarrës i shumëfishtë: është bashkëthemelues dhe bashkëkryetar i ACMS-Qendra Shqiptare për Shërbimet e Menaxhimit (lider në treg në ofrimin e trajnimeve dhe shërbimeve të kërkimit ekzekutiv për komunitetin e biznesit shqiptar) dhe sipërmarrës i Albania Experience. Travel Company (kompania lider për promovim, evente dhe udhëtime në Shqipëri). Ai është gjithashtu një nga bashkëthemeluesit e Universitetit POLIS dhe iniciator i Shkollës së Biznesit në POLIS. Gjithashtu, z. Haxhia është sipërmarrës në kompaninë Opel Noshi në Tiranë dhe pronar i licencuar i udhërrëfyesve “In Your Pocket” të Tiranës, Shkupit, Prishtinës dhe Podgoricës. Ai është pedagog në Lidership, Shërbime Marketingu, si dhe per Administratorin e Përgjegjshëm (një kurs në etikë) pranë Universitetit të Tiranës, në Programin “Joint MBA/MPA” të Universitetit të Nebraskës. Ai ka qenë anëtar i Këshillit Këshillimor të Biznesit në Paktin e Stabilitetit, Anëtar i Bordit Këshillimor në Bankën Tregtare të Shqipërisë, Anëtar i Bordit të Administrimit të Universitetit Amerikan në Kosovë, anëtar i Organizatës së Presidentëve të Rinj dhe Anëtar i Bordit të Shoqatës për Zhvillimin e Menaxhimit CEEMAN. Ai u zgjodh si fities i cmimit Lider i Ri Global nga Samiti Ekonomik Botëror i DAVOS-it në vitin 2008, dhe është një anëtar aktiv i atij komuniteti. Në të kaluarën, ai ka shërbyer edhe si ndihmës në Kryeministri, Departamenti i Administratës Publike, Tiranë dhe i praktikant në Departamentin e Tregtisë së Valutave dhe Tregjeve të Mesme në Merryll Lynch, Wall Street, SHBA.