Avrili Meshi
2024-11-01 21:59Avrili Meshi
Asistente Lektore
AVRILI MESHI
Departamenti:
Arkitekturë dhe Dizajn Urban
Kontakt:
avrili_meshi@universitetipolis.edu.al
PROFILI AKADEMIK
Avrili Meshi ka perfunduar studimet universitare ne Universitetin Polis, ne Masterin e Integruar te Arkitektures dhe Dizajnit Urban ne vitin 2021. Qe nga viti 2021, eshte pjese e universitetit Polis si asistent Lektore ne Departamentin e Arkitektures dhe Inxhinierise. Ne kete menyre Avrili, ka qene e angazhuar ne mesimdhenje dhe ne asistim te lektoreve por dhe pjese e projekteve, trajnimeve dhe workshopeve te ndryshme. Ajo gjithashtu ne vitin 2023 ka perfunduar Masterin Profesional per Arkitekture Parametrike dhe Digjitale, ne po te njejtin universitet.
Eksperienca e saj profesionale, perfshin bashkepunime te rendesishme ne fushen e arkitektures dhe projektimit. Ne bashkepunim me arkitekt Endrit Markun, ka qene pjese e projektit “Muzeu I Fjales”, ne fshatin Pilur Himare. Perseri ne bashkepunim me arkitekt Endrit Markun, pjese e projektit Polis Godina 2. Ajo, gjithashtu eshte perfshire ne proejktin “100 Fshatrat”, nje nisme e bashkepunimit midis Metropolis dhe Co-plan. Ka marre pjese gjithashtu ne konkursin nderkombëtar te dizajnit per kompleksin memorial Adem Jashari.
Ne kuader te zhvillimit profesional, Avrili ka ndjekur trajnime nderkombetare te mundesuara nga universiteti Polis, duke perfshire trajnim per projektin INTEC, ne Universitetin e Malit te Zi, Podgorice. Trajnim per projektin STEFORA ne Universitetin Linnaeus ne Vaxjo, Suedi. Ka marre pjese gjithashtu ne vleresimin e projekteve studentore, ne Riga Building College, Letoni.
Pertej angazhimeve te saj akademike, Avrili ka qene pjese e disa workshop-eve te rendesishme, si “Designing Together,” një bashkëpunim midis Bashkise Tirane dhe studiove me te njohura te arkitektures nderkombetare. Gjithashtu ne workshopet “Emergency Architecture in Resilient Times,” “Time Machine,” “Textile and Architecture”, të organizuara nga Universiteti Polis, gjate Tirana Architecture Week dhe Tirana Design Week.
Avrili Meshi mbetet e angazhuar ne zhvillimin e metejshem te fushes se arkitektures permes kerkimit, mesimdhenies dhe angazhimeve profesionale, duke kontribuar ne formimin e brezit të ri te arkitekteve.