Armela Reka

MSC.

ARMELA REKA

Departamenti: 
Fakulteti i Planifikimit, Mjedisit dhe Manaxhimit Urban
Kontakt: 
armela_reka@universitetipolis.edu.al

PROFILI AKADEMIK

Armela Reka është Planifikuese Urbane. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e FPMMU të Universitetit Polis, ku u diplomua me titullin: Master Shkencor në Programin e Integruar 5 Vjecar për Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban në Universitetin Polis. Gjithashtu ka studiuar në “Anhalt University of Applied Sciences Bernburg, Germany”, në kuadër të programit Erasmus KA+107, përgjatë të cilës u thellua në njohuritë mbi Landscape Architecture

Në tetor të vitit 2021, Armela u bë pjesë e Universitetit Polis në rolin e Laborantes pranë njësisë së hulumtimit dhe zhvillimit “Innovation Factory”. Gjatë kësaj periudhe ka qënë pjesë e ekipit organizues të rrjetit të Akademikëve të Rinj të Shoqatës së Shkollave te Planifikimit të Territorit në Europë (AESOP).

Prej vitit 2022 është staf akademik me kohë të plotë pranë FPMMU, Universiteti Polis. Eksperienca akademike e saj përfshin lëndët: Studio Planifikim Urban, Politika Transporti & Menaxhim Trafiku, Rigjenerim Urban, Dizajn Peizazhi, Teknologji & Infrastrukture Qyteti dhe Histori Arkitekture. Gjithashtu nga viti 2022 dhe deri më tani Armela mban edhe rolin e Këshillueses Akademike për studentët e Departamentit të Planifikimit dhe Menaxhimit Urban.

Armela gjithashtu është pjesë e ekipit editorial të njësisë kërkimore OMB, Observatori i Basenit te Mesdheut, me një kontribut specifik mbi Revistat Shkencore të OMB Series dhe e përfshirë në përgatitjen e raportit me temë “Country Profile in Urban Development, Housing and Land Management”, një plan i përbashkët veprimi me UNECE.

Duke filluar nga tetori 2023, angazhimi I Armeles zhvillohet edhe në procese të tjera në universitet si: Drejtimi I “Zyrës për Mbështetjen Studentore dhe Këshillimin e Karrierës” (ZMSKK) dhe “Shoqatës ALUMNI”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

HAXHIU.L, REKA.A, REMBECI.G, (2024) Mapping the transformation of informal settlements in Tirana, Albania using GIS. 2nd International Scientific Conference- The Future of Science: Challenges and Opportunities

ISBN 978-9951-510-30-1

REMBECI.G, REKA.A, HAXHIU.L, (2023) Migration Movement as a driving force to the growth of city’s urbanization in Tirana, Albania (në proces publikimi).

MALAJ.S, REKA.A, Street Junctions as a Bottleneck of traffic. Analysing and valuing the existing situation of traffic nodes in Tirana, Albania (në proces publikimi)

REKA.A (2022) The anthropization of Tirana- Durres region. Case Study: Former Durres Swamp-                    3rd INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE ON PROFESSIONAL STUDIES AND LABOR MARKET, Durres-Albania, in the Interdisciplinary Journal of Research and Development (IJRD).  ISBN 978-9928-4714-4-4

REKA.A, MUSAJ.N (2021) Banesat Kolektive në Shqipëri. Rasti I pallateve “Agimi” dhe “Shallvare”. TDW2021 International Scientific Conference “The Post-Pandemic Right to the City” DOI:  10.13140/RG.2.2.22676.99203