Administrator i FPMMU
Kontakt:
anisa_hajdari@
Avokat i licensuar, Dhoma Kombëtare e Avokatisë e Republikës së Shqipërisë
Msc. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti Publik 2015
Bsc. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë 2013
Ajo ka punuar si Specialiste Juriste pranë Drejtorisë së Menaxhimit dhe Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Elbasanit.
Aktualisht është Juriste pranë Zyrës Juridike të Universitetit Polis.
Administratore Fakultetit Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban.
Anisa Hajdari ka një eksperiencë 7 vjeçare në fushën juridike. Karrierën profesionale e ka filluar si Speciliste Juriste pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Elbasan ku ka dhënë kontributin e saj në administrimin e Burimeve Njerëzore, ka ndjekur proceduren e rekrutimit të stafit të ri, hartimin e kontratave të punës për stafin administrativ, mbante korespondencën me institucione të tjera, etj.
Në vitin 2017 është paisur me licensën e Avokatit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë Tiranë. Ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në Departamentin Publik. Pranë këtij Fakulteti ka përfunduar dhe studimet e ciklit të parë Bachelor.
Nga viti 2021 e në vazhdim punon pranë Universitetit POLIS si Juriste pranë Zyrës Juridike të Universitetit si dhe Administratore e Fakultetit Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban.