Altin Sula
2024-10-25 9:10Altin Sula
Ing.
Altin Sula
Departamenti:
Kërkim i Aplikuar
Kontakt:
altin_sula@universitetipolis.edu.al
EDUKIMI
- Post master. Universiteti POLIS, Fakulteti i Planifikim Mjedis dhe Menaxhim Urban,
Programi: Menaxhim Mjedisor Urban, 2013 - MSc. Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i
Shkencave Pyjore, Inxhinier Pyjesh, 2007
EKSPERIENCA
Altin Sula ka përfunduar studimet pranë Universitetit Bujqësor në Tiranë, kohë në të cilën ka patur mundësi jo vetëm të angazhohej në studime por dhe në shumë trajnime dhe projekte të ndryshme.
Për një peridhë 4-vjecare ka punuar po përsëri si konsultant IT, në sektorin e biznesit, EDEN Center, si dhe ka marë pjesë si konsulent aktiv per nje sere organizatash të tjera si RER (Regione Emiglia Romagna) Tiranë, Mileukontakt, iC Consulenten, Vis Albania, EcoAlbania.
Altin Sula ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe aktivitete të organizuar nga kompani dhe institucione vendase dhe të huaja, cka e kanë bërë të rritet profesionalisht.
Përveç studimeve dhe eksperiencës ndër vite ai ka qenë angazhuar si koordiantor projektesh kryesisht në fushën e mjedisit.
Ofron trajnime për guida natyrore i kontraktuar nga nje serë organizatash si PPNEA (Protection and Preservation of Natural Environment in Albania), Shoqata EGNATIA, GIZ, British council, Ekolevizja, REC Albania etj.
Duke filluar nga viti 2007, është angazhuar pranë Universitetit POLIS, dhe ka dhënë një kontribut të vecantë në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e zyrës së IT-së, si dhe është përgjegjës për organizimin e aktiviteteve mjedisore.
Aktualisht është i angazhuar si staf ndihmës akademik pranë Fakultetit Arkitekturë dhe Inxhinieri, Qendra Kërkimore në Arkitekturë, Inxhinieri dhe Dizajn si dhe menaxhon zyrë e IT pranë Universitetit POLIS.