Njoftim për pozicion vakant – Ndihmes Jurist
2022-10-05 9:49Njoftim për pozicion vakant – Ndihmes Jurist
Universiteti POLIS, nëpërmjet këtij njoftimi, kërkon të punësojë staf administrativ ndihmës jurist me kohë të plotë. Preferohet të ketë eksperiencë në fushën e arsimit të lartë si dhe të jetë njohës i Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”.
KUALIFIKIMET / KËRKESAT:
- Arsim i lartë në Drejtësi;
- Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, aftësi analitike në pranimin e metodave dhe procedurave të reja për të përcaktuar objektiva dhe respektur afate;
- Aftësi shumë të mira organizimi dhe bashkëpunimi në grup;
- Njohës i mirë (e folur/e shkruar) i gjuhës Angleze;
DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM
- Cv (Curriculum Vitae)
- Letër intersi
- Diploma/Certefikata, (të skanuara)
- Kualifikime të tjera, (të skanuara)
LLOJI I POZICIONIT TË PUNËS:
Me kohë të plotë